Pse Pentagoni po armatos insektet?

nga F. William Engdahl.

Ekzistojnë dëshmi të forta se Pentagoni nëpërmjet agjencisë së saj të kërkimit dhe zhvillimit, DARPA, po zhvillon insekte të modifikuara gjenetikisht që do të jenë në gjendje të shkatërronin kulturat bujqësore të një armiku potencial. Pretendimet janë mohuar nga DARPA, por personalitete nga biologët me të njohur në botë kanë ngritur alarmin për atë që po ndodh me përdorimin e teknologjisë së “ndërhyrjeve në gen”, ku me ndihmën e teknologjisë CRISPR po armatosen insektet. Kjo i ngjason një murtaje biblike me karkaleca në shekullin e 21 por që potencialisht është shumë herë më e rrezikshme.

Agjencia e Projekteve të Avancuara të Mbrojtjes së Pentagonit, DARPA, po financon një program me një emër të çuditshëm “Aleatët e Insekteve”. Dr Blake Bextine i DARPA-s e përshkruan programin si një sistem efikas të avancuar të shpërndarjes natyrore që është dy hapa larg transferimit të geneve të modifikuara tek gjallesat: insekte dhe viruse që kanë aftësi transmetimi. DARPA pretendon se programi ofron masa kundërshtuese të menjëhershme të përshkallëzuara për të përballuar kërcënimet e mundshme natyrore dhe ato të projektuara për furnizimet me ushqim me qëllim ruajtjen e sistemeve të kulturave bimore të SHBA-së.

Nën projektin e DARPA-s, agjentët e ndryshimeve gjenetike ose viruset do të futen në popullatën e insekteve për të ndikuar drejtpërdrejt në formimin strukturor të të lashtave. DARPA ka në plan të përdorë mizat e bardha, disa lloje te fluturave dhe disa lloje insektesh për të futur viruse të përzgjedhura në drithërat. Nga pretendimet e tjera të dyshimta është se ata thonë se do të ndihmojnë fermerët që të luftojnë “ndryshimin e klimës”. Ajo që askush nuk mund ti përgjigjet, si Pentagoni dhe FDA-ja amerikane, është se si do të ndërveprojnë gjenetikisht viruset e insekteve me mikroorganizmat e tjera në mjedis? Nëse kulturat vazhdimisht përballen me sulmet e viruseve të modifikuara gjenetikisht, a mund ti ndryshojë kjo sistemet imunitare të njerëzve që lidhen ngushtë nga drithërat?

Alarmi i luftës biologjike

Meqënëse shumica e furnizimit të tanishëm ushqimor në SHBA është e ndotur me elemnte toksike, herbicide dhe pesticide së bashku me bimët e modigikuara gjenetikisht, shumë mund të dyshojnë në ndershmërinë e deklaratave të Pentagonit për shqetësimin e sistemit aktual të kulturave bujqësore amerikane. Një grup shkencëtarësh evropianë kanë botuar një material shkencor në revistën Science të 5 tetorit, autori kryesor i të cilit është Dr. Guy Reeves i institutit Max Planck për biologjinë e evolucionit në Plön, Gjermani.

Materiali thekson se programi i DARPA-s, “Aleatët e Insekteve”, “synon të shpërndajë viruset infektive të modifikuara gjenetikisht që janë ndërtuara për të redaktuar direkt kromozomet e kulturave bujqësore nëpër fusha”. Kjo njihet si “trashëgimia horizontale”, e kundërta e metodës vertikale e ndryshimit të OMGJ-ve që bëjnë modifikime laboratorike në kromozomet e specieve të synuara në mënyrë që të krijojnë varietete bimësh gjenetikisht të modifikuara. Ndryshimet gjenetike të të mbjellave do të bëhen me “shpërndarje të lirë të insekteve në natyrë.

Shkencëtarët evropianë theksojnë se asnjë arsye bindëse nuk është paraqitur nga DARPA për përdorimin e insekteve si një mjet i pakontrolluar për shpërndarjen e viruseve sintetike në mjedis. Për më tepër ata argumentojnë se programi “Aleatët e Insekteve” mund të përdoret më lehtë për luftën biologjike sesa për përdorimin rutinë në bujqësi.

Sipas Guy Reeves i Institutit Max Planck, është shumë më e lehtë për të vrarë ose sterilizuar një bimë duke përdorur redaktimin e geneve sesa ta bësh atë herbicide ose rezistente ndaj insekteve. Artikulli i shkencor thekson se nuk ka pasur diskutime shkencore, e lëre më që të jenë kontrolluar dhe mbikqyrur për sigurinë e metodave të tilla të redaktimit të geneve në fusha të hapura. Departamenti Amerikan i Bujqësisë e kundërshton kategorikisht çdo testim të shëndetit ose të sigurisë të bimëve ose insekteve të gjeneruara nga genet. Si rezultat, programi mund të perceptohet gjerësisht si një përpjekje për të zhvilluar agjentë biologjikë për qëllime armiqësore që nëse rezulton i vërtetë do të përbëjë një shkelje të Konventës së Armëve Biologjike (BWC). Deri më tani 27 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë janë shpenzuar për projektin “Aleatët e Insekteve”.

Teknologji e paqëndrueshme

Megjithëse detajet nuk janë të disponueshme, është më se e sigurtë se projekti i ndërhyrjes në gen “Aleatët e Insekteve” me ndihmën e mekanizmit CRISPR-Cas bën atë që quhet nxitja e genit. Nxitja e genit, e cila po financohet shumë nga DARPA e Pentagonit, synon që vetëm në disa breza të detyrojë modifikimet gjenetike që të përhapen në një popullsi të tërë, qoftë të mushkonjave apo potencialisht edhe tek njerëzit.

Shkencëtari biolog i Harvardit Kevin Esvelt i cili shpjegoi se zhvillimi i nxitjes së geneve është në të vërtetë ndërhyrje në gen, ka paralajmëruar publikisht se zhvillimi i ndërhyrjeve në gen i lidhur me teknologjitë e nxitjes se geneve ka një potencial alarmues që nuk ka për të shkuar mirë. Ai vë ne dukje edhe ngatërresat e shumta të programit CRISPR lidhur me agresivitetin e geneve. Ai thekson se vetëm disa organizma të projektuar mund të ndryshonin në mënyrë të parevokueshme në ekosistem. Sipas një llogaritjeje kompjuterike, një gen me ndërhyrje mund të përhapet në 99 përqind të popullsisë në vetëm 10 gjenerata dhe shkon deri në 200 breza.

Pavarësisht asaj që Bill Gates, një financues i madh i ndërhyrjeve gjenetike, mund të pretendojë, ndërhyrja gjenetike nuk është një teknologji e saktë e mirëfilltë. Në Kinë shkencëtarët kanë përdorur embrione njerëzore të dhëna nga donatorë embrionesh. Rezultatet ishin një dështim i keq, pasi qelizat e testuara nuk arritën që ta ruanin materialin gjenetik të synuar. Hulumtuesi lider Jungiu Huang tha për revistën Nature. “Kjo është arsyeja pse ne ndaluam. Ne ende mendojmë se është dicka e pamundur që të arrihet”.

Laboratori Bioweapons i Georgias për aleatët e insekteve”?

A ka shkencëtarë të çmendur në DARPA apo agjenci të tjera të qeverisë amerikane që po përgatiten të lëshojnë forma vdekjeprurëse të reja të agjentëve biologjikisht të armatosur kundër kundërshtarëve të tillë si Rusia, prodhuesi më i rëndësishëm i drithërave në botë, vend ku drithërat janë të ndaluara me ligj që të modifikohen? Ose kundër Kinës, Iranit apo dhe Indisë …?

Një seri raportimesh të kohëve të fundit në mediat ruse dhe ato perëndimore kanë treguar së fundmi një laborator biologjik të financuar nga Pentagoni në afërsi të aeroportit të Tbilisit në Gjeorgji. Laboratori, Qendra Richard G. Lugar për Kërkimin e Shëndetit Publik, një objekt 350 milionë dollarësh, sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë gjeorgjianë, është ndërtuar për atë që quhet standard Bio-Safety Level III, që do të thotë se mund të merret me të gjitha llojet e mikrobeve, nga më të rrezikshmet të njohur deri tani, përfshirë antraksin dhe bakteret që shkaktojnë epideminë bubonike. Qendra e Lugarit është e pajisur me shkencëtarë nga qendra e kërkimeve mjekësore e ushtrisë amerikane.

Më herët këtë vit ish-ministri i sigurisë shtetërore i Gjeorgjisë, Igor Giorgadze, dha një intervistë në Moskë në të cilën tha se kishte prova që konfirmonte se qendra organizonte eksperimente të rrezikshme në të cilat një numër njerëzish kishin vdekur. Dëshmitë e veta ai i ndau edhe me autoritetet ruse përkatëse të kësaj fushe.

E gjithë kjo lexohet si një kapitull nga romani fantastiko shkencor i Robert Crichtonit i vitit 1969, Andromeda Strain, vetëm se kjo nuk është fantazi shkencore. Gjykatat e BE-së kanë vendosur se ndërhyrja në gene duhet të rregullohet si një formë tjetër e OMGJ-ve ose organizmave të modifikuar gjenetikisht. SHBA-ja i ka refuzuar rregullat e çdo lloji. Nuk është e vështirë të besohet se personat që prishin traktatin e Forcave të Mesme Bërthamore të vitit 1987, të cilët imponojnë sanksione të përsëritura ndaj zyrtarëve dhe industrisë ruse, nuk do të krijonin dhe të kërcënonin me një arme te re biologjike të tmerrshme që nëpërmjet miliarda viruseve të futur dhe te modifikuar brenda geneve të insekteve, të shkatërronin shportën e bukës vitale të Rusisë, dhe e gjitha në emër të “paqes botërore”.

A është Pentagoni nëpërmjet DARPA-s i angazhuar në “përdorimet e dyfishta” të zhvillimit të një armë biologjike nën maskën e avancimit bujqësor? Ka nga ata që do të thoshin: “Po, por askush me një mendje të logjikshme nuk do të rrezikonte atë që mund të ishte një ndryshim i parevokueshëm i ekosistemit”. Siç vuri në dukje një biofizikant i lidhur me OMGJtë, ka disa njerëz që nuk janë në rregull me mendjen… ”

F. William Engdahl është konsulent dhe ligjërues. Ai ka diplomuar në politikë në Universitetin Princeton dhe është autor bestsellër për naftën dhe gjeopolitikën, ekskluzivisht shkruan për revistën online “New Eastern Outlook” nga ku ky artikull u botua fillimisht. Ai është një kontribues i shpeshtë në Global Research.

burimi: globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne