Pse sanksionet e SHBA-së kundër Iranit janë të parapara të dështojnë?

nga Abdulbari Atvan

Lirimi i 8 vendeve si Turqia, Kina, Japonia dhe India nga sankisonet, është treguesi më i rëndësishëm i dështimit të sanksioneve. Sa mund të ndikoj kjo embargo tek populli i Iranit? Irani është një kontinent i vështirë dhe sfidues i cili mund të tret sulmin e parë të Amerikës.

Fakti që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e cilëson si “një ditë historike” fazën e dytë të sanksioneve në sektorin e energjisë dhe bankave të vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit, nënkupton se të gjithë arabët dhe muslimanët duhet të qëndrojnë fuqishëm kundër këtyre sanksioneve.

Sanksionet e SHBA-së po synojnë Iranin, sepse Irani qëndron pranë Rezistencës dhe kundër Izraelit i cili ka pushtuar shenjtorët e arabëve dhe muslimanëve në Jeruzalemin e pushtuar. Po të kishte shtruar qeveria e Iranit qilimin e kuq për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e mbrojtjes, Lieberman, po t’i kishte dhënë leje ekipeve të tij të xhudos dhe gjimnastikës që të marrin pjesë në gara në territorin e vet dhe po të kishte lëshuar himnin kombëtarë të Izraelit, atëherë ai do të bëhej një mik i besueshëm për Amerikën dhe lobin hebre si dhe një udhëheqës i nderuar për Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

Embargoja e urisë e Trumpit ndaj popullit të Iranit, njëjtë si ajo e ish presidentit amerikan Geoge Bush ndaj popullit të Irakut, po përmbush agjendën e Izraelit. Megjithatë kjo embargo ka pak shance për sukses. Lirimi i 8 vendeve si Turqia, Kina, Japonia dhe India nga sankisonet, është treguesi më i rëndësishëm i dështimit të sanksioneve. Sepse këto vende kanë njoftuar se do të vazhdojnë të shkëmbejnë naftë me Iranin pa asnjë vonesë. Për më tepër, gjatë fazës së parë të sanksioneve, përveç naftës, ata vazhduan edhe tregtinë me Iranin.

Ne shpresojmë që qeveria e Iranit dhe populli i tij nuk do të bëjnë ndonjë lëshim ndaj aleancës SHBA-Izrael, se do të rezistojnë fuqishëm këtë bllokadë dhe do të përdorin përvojat e tyre të mëparshme në Irak dhe Libi. Sepse në qoftë se fillon procesi i lëshimeve, këtë mund ta ndal vetëm lufta dhe pushtimi. Ne jemi të bindur se udhëheqësia e Iranit është e vetëdijshme për këtë fakt.

Presidenti i SHBA-së Trump ka frikë nga Irani. Sepse Irani është një vend i fuqishëm me një arsenal raketash dhe pajisje ushtarake të aftë për të shkatërruar bazat amerikane, forcat e armatosura dhe aleatët në rajonin e Gjirit. Për këtë arsye, presidenti amerikan iu drejtua embargos me shpresën se populli iranian do të revoltohej kundër qeverisë dhe si pasojë e kësaj, regjimi do të ulej. Por ka diçka shumë të rëndësishme që e harroi: ky vend ka jetuar nën embargo për 40 vjet dhe nuk e ka ngritur asnjëherë flamurin e dorëzimit. Nuk ka dyshim se as tani nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

I lëmë mënjanë numrat dhe batanet e naftës dhe flasim me gjuhën e arsyes dhe logjikës. (Na falni për këtë krahasim të pa vend) Ndërsa “Shteti Islamik” apo “ISIS” ka gjetur marrës edhe për mbetjet e naftës, a mendoni se Irani do të ishte i paaftë për ta bërë këtë? Ndërsa Koreja e Veriut ka qenë në gjendje të zhvillojë armë bërthamore dhe të prodhojë raketa ndërkontinentale që mund të arrijnë thellësitë e Amerikës, pavarësisht bllokadës mbytëse që nuk është hasur kurrë më parë, a nuk mundet Irani t’i rezistojë kësaj bllokade madje edhe t’i përgjigjet?

Të pambrojtur në Rripin e Gazës, populli heroik palestinez ka rezistuar ndaj një bllokade mbytëse të bërë nga Izraeli dhe miqtë e tyre arab për më shumë se dhjetë vjet. Të përballur me tre sulme të Izraelit, ky popull arriti të dërgoj 3 milion banor në strehimore. Raketat “primitive” të rezistencës penguan trafikun ajror në Aeroportin e Tel Avivit për më shumë se 18 orë. Këta njerëz jetojnë me gjysëm vakti dhe dy orë energji elektrike në ditë. Po i’u mbyllën të gjitha rrugëdaljet. Duke qenë kështu, sa mund të ndikoj kjo embargo tek populli i Iranit?

Gjëja nga e cila izraelitët, amerikanët dhe miqtë e tyre arab kanë frikë më së shumti, janë grupet e Rezistencës të mbështetura nga Irani. Këtu po flasim për “Hezbollahun”, “Hamasin” dhe “Xhihadin Islamik”. Raketat shkatërruese dhe sidomos Hezbollahu e mbrojnë Iranin. Kjo forcë do të bëjë që Amerika dhe Izraeli të mendojnë mijëra herë para se të hedhin një raketë të vetme në Teheran.

Irani është një kontinent i vështirë dhe sfidues i cili mund të tret sulmin e parë të Amerikës. Por a do të munden Izraeli dhe aleatët arab të kapërcejnë sulmet e para hakmarrëse të “Hezbollahut”, “Hamasit” dhe “Xhihadit Islamik”? A do të munden Izraeli dhe miqtë e tij të luftojnë kundër mijëra raketave të hedhura nga të gjitha anët? Përderisa raketat e mbrojtjes ajrore të SHBA-së të quajtura “Patriot”, nuk mund të ndalin raketat balistike të hedhura nga lëvizja Houthi, a mendoni se ato mund t’i ndalin mijëra raketat më të zhvilluara të Hezbollahut?

Kur presidenti iranian Seyyid Hassan Rouhani ishte në Nju Jork për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, ai ishte shprehur se “udhëheqësit e katër vendeve të mëdha” ishin përpjekur të ndërmjetësojnë në takimin e tij me presidentin amerikan. Rouhani njoftoi në një deklaratë se ka refuzuar të gjitha këto oferta për ndërmjetësime. Rouhani e hodhi poshtë këtë ofertë, sepse ai qëndron në një tokë të fortë dhe beson tek një popull që është më i fortë se ai. Amerika nuk mund ta frikësoj këtë popull. Ata që thonë të kundërten, nuk e kanë njohur ende dëshirën, nderin, dinjitetin, vendosmërinë dhe rezistencën e këtij populli.

Edhe një herë po e themi se fakti që Netanjahu e cilësoi si një ditë historike ditën kur filluan sanksionet ndaj Iranit, nuk lë ndonjë zgjidhje tjetër për neve. Kjo është pa dyshim të marrësh pjesë në frontin e kundërt. Jeta është një pozitë e ndershme.

Burimi : intizar.web.tr/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne