nga Peter Koenig

Ky shkrim është inspiruar nga shkrimi i profesorit James Petrasit i cili thekson se SHBA-të kurrë nuk fitojnë luftërat edhe pse në to shpenzojnë me triliona dollar dhe kanë epërsinë e qartë ushtarake. Profesor Petrasi natyrisht ka të drejtë, SHBA-të momentalisht janë të angazhuar në shtatë luftëra të përgjakshme në botë(Afganistan, Irak, Pakistan, Siri, Jemen, Somali dhe Libi) de nuk kanë fituar në asnjë. Shtrohet pyetja: pse është kështu? Krahas këtyre luftërave, ndoshta do të dëshironit të shtojmë edhe luftën tërësisht destruktive kundër drejtave njerëzore e cila bukvalisht vret civilët e paarmatosur, duke përfshirë edhe mijëra fëmijë, në burgun e hapur, në Gaza, si dhe lufta indirekte amerikane kundër mbetjes së Palestinës, të cilën e udhëheq Izraeli, në këto duhet shtuar edhe luftërat psikologjike kundër Iranit, Venezuelës dhe Koresë Veriore. Natyrisht edhe mënyrat e reja të luftërave, lufta tregtare me Kinën, Evropën, dhe në një masë të caktuar, kundër Meksikës dhe Kanadasë, si dhe luftën me sanksione, duke filluar nga Rusia, e cila po përhapet gjatë gjithë botës, këto janë të gjitha luftërat ilegale në rast se vështrojmë çfarëdo libër të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Luftërat dhe konfliktet tjera, të cilët kurrë nuk janë udhëhequr për të fituar në të, duke përfshirë edhe shkatërrimin e Jugosllavisë nga ana e Klintonit dhe aleancës së NATO-së, viteve nëntëdhjeta, të ashtuquajtur Ballkanizim të Jugosllavisë, termi”ballkanizim” tani po shfrytëzohet për ndarjet e reja nëpër botë nën udhëheqjen e Perandorisë amerikane në botë, dhe atë nën parullën”a la divide to conquer”(ndaje dhe qeveris). Shumë ish republikat jugosllave akoma nuk janë në paqe me vetveten dhe në mes vete. Presidenti Tito, lideri maoist socialist ishte në gjendje që në mënyrë të qetë të kontrollon shtetin dhe nga Jugosllavia të krijojë njërën nga vendet më të zhvilluara të Evropës viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta. Si ka qenë e mundur të lejohet, mirëqenia socio ekonomike në këtë vend socialist? Assesi. Duhej patjetër të shkatërrohet. Njëkohësisht forcat e NATO-së i shtynin bazat e tyre sa më afër Moskës. Por nuk është fituar asnjë luftë. Konfliktet akoma janë duke vazhduar, me ç’rast “arsyetojnë”prezencën e NATO-së, të gjitha këto për shkak të ”sigurisë nacionale” evropiane dhe amerikane.

Më tutje mos të harrojmë në konfliktet e ndryshme amerikano qendrore, Nikuaragva, Hondurasi dhe Guatemala, tetë vite luftë në mes Irakut dhe Iranit dhe shumë çka tjetër ka krijuar rrezik dhe rrëmujë, ndërsa kryesisht kanë pësuar miliona njerëz dhe janë dobësuar shtete. Fuqitë globale popullatën e hedhin në mjerim dhe frikë të përhershme, dhe ata edhe më tej kërkojnë armë për mbajtjen e armiqësive të brendshme, luftimeve dhe terrorit gjer në ditët e sotshme. Të gjitha këto lufta tërësisht janë joligjore dhe të ndaluara në kuptim të çfarëdo standardi të drejtës ndërkombëtare. Por kombi i “i veçantë dhe i shquar” nuk i respekton. Këshilltari për siguri kombëtare të Trumpit, John Bolton, para ca kohësh ka kërcënuar Gjykatën ndërkombëtare dhe gjyqtarët me “sanksione” në rast se provojnë të përndjekin kriminelët amerikan dhe izraelit të luftës. Me sa dukej botën kjo fare nuk e shqetëson, dhe në vend të kësaj pranon rregullën banditeske, duke u frikësuar akuzave të përhershme të cilët i drejtohen kundërshtarëve të këtij rendi. Madje edhe Kombet e Bashkuara, duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit prej 15 shteteve, po frikësohen që të rezistojnë maltretimeve, dhe atë 191 shtete për, dhe vetëm dy kundër(SHBA-të dhe Izraeli), vendimi nuk mund të kalojë?

Asnjëra nga këto luftëra të nxehta apo të ftohta nuk janë fituar. Nuk kanë pas për qëllim të fitojmë. Dhe nuk ka shenja se luftërat e ardhshme nën udhëheqjen e SHBA-ve do të përfundojnë me fitore, pa marr parasysh triliona dollar të shpenzuara , dhe pa marr parasysh triliona dollar të cilët do të duhen në kohën e ardhshme që të mirëmbaj këto luftëra dhe të fillojnë të reja. Kjo do të vazhdojë, në rast se 191 shtete anëtare të KB-së, lejojmë që këto lufta të vazhdojnë. Por prapë, pse është kështu? Disa arsye janë. Lufta e fituar teoretikisht sjell paqe, që do të thotë se nuk ka më armë, nuk ka më luftëra, nuk ka më shkatërrim, nuk ka më terror dhe frikë, nuk ka më profit të majmë për industrinë ushtarake, por para se gjithash, me vendin në paqe është më vështir të manipulohet nga ajo e cila është në nivelin e konflikteve konstante, konflikt i cili nuk do të sjell ndryshimin e regjimit, sikurse shohim në rastet e shumta gjatë gjithë botës. Njëri nga rastet më të reja në këtë çast është Ukraina e cila është e paralizuar. Duhet të cekim fjalët e zëvendësit të sekretarit shtetëror amerikan i cili ka thënë: “ Kemi shpenzuar më shumë se 5 vite dhe 5 bilion dollar për të sjell demokracinë në Ukrainë”.

Sot ekziston”lufta qytetare” e cila udhëhiqet në Ukrainën lindore, në zonën proruse të Donbasit(në të cilën rreth 90% të njerëzve flasin rusisht, ndërsa 75% kanë pasaportë ruse), të inkurajuar nga qeveria naciste e Poroshenkës të cilën e përkrah Washingtoni. Mijëra njerëz janë vrarë, pothuajse me gjakftohtësi nga ana e ushtrisë të cilën e mbështet SHBA-ja, ndërsa është vlerësuar se më shumë se dy milion njerëz kanë ikur në Rusi. Popullata e përgjithshme e Ukrainës është 44 milion banor(viti 2018) me sipërfaqe prej 604.000 km2, nga e cila zona e Donbasit është e populluar më së shumti, dhe numëron rreth 10% të popullatës e cila jeton në vetëm gjithsejtë 27.000 km2.

A mund të përfundojë kjo luftë agresive e Kievit? Po, në rast se Perëndimi do të braktis zonën e Donbasit, i cili në çfarëdo rast kurrë nuk do të pranojë regjimin e Kievit dhe i cili ka kërkuar që të bashkohet me Rusinë. Kjo menjëherë do të ndërkrente vrasjet, mjerimin dhe shkatërrimin. Por, kjo nuk është në interesin e Perëndimit, NATO-së, BE-së, e veçanërisht jo në interes të Washingtonit, kaosi dhe dëshpërimi mundësojnë thjesht manipulimin e njerëzve, dhe eksploatimin e këtij vendi jashtëzakonisht të pasur, sikurse në potencialin agrar, Ukraina dikur është quajtur bukë e Rusisë, sikurse edhe në resurset natyrore në vend, e këtu natyrisht është lëvizja e bazave të NATO-së sa më afër Moskës, që është edhe qëllimi i vërtetë i kësaj.

Në të vërtetë Washingtoni dhe vasalët e tyre perëndimore pandërprerë akuzojnë Rusinë për shkak të përzierjes së saj në Ukrainë, duke mos respektuar marrëveshjen e Minskut. Ata”ndëshkojnë” Rusinë për shkak të mosrespektimit të Protokolit të Minsku( Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania me 11 shkurt 2015 kanë dakorduar pakon e masave për përfundimin e luftës në Ukrainën lindore), gjersa në realitet është e kundërt. Perëndimit nuk i interesojnë pikat kyçe të marrëveshjes. Propaganda perëndimore dhe mediat bindin njerëzit se Rusia është e keqe. Por i vetmi i cili përzihet dhe furnizon regjimin nacist të Ukrainës me armë dhe “këshilltarët ushtarak” është në të vërtet Perëndimi.

Strategjia aktuale është të përhapet gënjeshtra dhe propaganda, ashtu që opinioni publik perëndimore të jetë në pajtim me rrenat e njohur, të besohet se gjithmonë është Rusia ajo kah duhet drejtuar gishti. Rusët, të udhëhequr nga presidenti Putin, janë djem të këqij. Lufta mediale është pjesë e luftës perëndimore kundër Rusisë. Ideja është se kurrë të mos braktiset konflikti i vazhdueshëm, pa marr parasysh në shpenzimet në jetë dhe të holla. Ashtu është lehtë. Pse kjo nuk është analizuar në shumë raporte të instituteve të cilët edhe më tej shtiren se SHBA-të i humbin luftërat në vend se të fitojnë? Këto janë bazat e gjeopolitikës perëndimore.

Për ata që nuk dinë, ministria e punëve të jashtme të SHBA-ve qartë ka paraqitur planet e veta për dominimin global të SHBA-ve gjatë ekspozimit para Komisionit për punë të jashtme të Senatit. Ndihmës i sekretarit shtetëror amerikan Wess Mitchell ka deklaruar se SHBA-të e dënojnë Rusinë, pasi që Moska po e vështirëson Washingtonin të vendos dominimin mbi botën. Këtë e ka thënë pa kurrfarë droje. SHBA-të haptas deklarojnë arsyen e luftës kundër Rusisë dhe se Washingtoni nuk do të pranojë kurrgjë më pak se kapitullimi total i Moskës. Epërsia e plotë mbi tërë botën nuk është e mundur pa kontrollin e tërësishëm të territorit të Evroazisë, për të cilën tani ata nuk dominojnë. Mitechell ka shtuar se në kundërshtim me planet optimiste të administratave të mëparshme, se “Rusia dhe Kina janë kandidatët më serioz të cilët materialisht dhe ideologjikisht e kundërshtojnë superioritetin e SHBA-ve në shekullin XXI-të”.

Pastaj Mitchelli ka thënë se “ Në interesin primar të sigurisë nacionale të SHBA-ve është të parandalojë dominimin e kontinentit euroaziatik nga ana e fuqive armiqësore”. Kjo qartë do të thotë se SHBA-të do të shfrytëzon të gjitha mjetet drejt realizimit të qëllimit të tij, që do të thotë edhe me luftë, nukleare apo tjetër, me vrasje masive dhe shkatërrim total. Kjo nënkupton akuzat e panumërta të rrejshme, duke filluar nga fyerjet publike në KS të OKB-së nga ane e të çmendurës Nikki Halej, baladës së përhershme për helmimin e Skripalit, përzierjes ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, dhe gjithçka tjetër që i përgjigjet rrethanave politike që në fokus të vendoset Rusia. E këto gënjeshtra të sajuara vijnë kryesisht nga Washingtoni dhe Londra, gjersa vasalët tjerë perëndimor vetëm e pasojnë heshturas këtë politikë amerikane.

Sot Rusia është e sulmuar me “sanksione” ekonomike dhe tregtare, me ndalesë udhëtime, dhe konfiskim të pasurisë të cilën e ka në Perëndim. Lufta e ftohtë të cilën e ka propaganduar ish Bashkimi Sovjetik si kërcënim botës ishte gënjeshtër absolute dhe flagrante prej A deri në ZH. Bashkimi Sovjetik është hedhur në varfri gjersa ka shpëtuar Perëndimin nga Hitleri,dhe se Bashkimi Sovjetik , e jo SHBA-të dhe aleatët e tij perëndim, ka ngadhënjyer kundër ushtrisë së Hitlerit dhe ka humbur në mes 25 e 30 miliona njerëz të tij në luftë! Paramendoni! Për shpëtimin e Evropës, Bashkim Sovjetik u shkatërrua dhe u varfërua tej mase.

Propaganda amerikane ka krijuar konceptin e perdes së hekurtë e cila në bazë ka ndaluar Perëndimit të shoh prapa kësaj mburoje imagjinare dhe se Perëndimi nuk ka mundur të mësojë se në çfarë ishte Bashkimi Sovjetik i fokusuar pas Luftës së dytë botërore, Bashkimi Sovjetik i cili ishte i varfër gjer në kockë. Por, propaganda për Luftën e ftohtë dhe perden e hekurtë ka arrit të bind botën perëndimore se është nën kërcënim të invadimit nga Bashkimi Sovjetik nga dita në ditë, ndërsa Evropa me aleancën e NATO-së duhet të jetë e gatshme të parandalojë çfarëdo sulm imagjinar të sovjetëve. Ajo e ka detyruar Bashkimin Sovjetik që të përdor tërë kapitalin e tij me qëllim të armatimit të sërishëm për të mundur me u mbrojt nga agresioni eventual perëndimor, në vend se të shfrytëzojë resurset e saja ekonomike për të ripërtërirë vendin e vet, ekonominë e saj dhe sistemet e saja shoqërore. Ky është Perëndimi, Perandoria e së keqes.

Dhe kjo është e vërteta, të cilën e ka konfirmuar Wess Mitchell. SHBA-të do të preferonte që të tërheq pjesën tjetër të botës në humnerën apokaliptike me fuqinë e saj ushtarake, se që do të humbas apo të heq dorë nga qëllimet e saja. Ky është qëndrimi i pafalshëm i shtetit të thellë, përkatësisht të personave në Washington të cilët gjatë 200 viteve të fundit kanë tërhequr fijet prapa çdo presidenti amerikan, përveç se aleatët e rinj në Lindje, SCO-ja, BRICS-i, Unioni ekonomik euroaziatik, gjegjësisht gjysma e popullsisë botërore dhe një treta e ekonomisë botërore nuk janë në gjendje të frenojnë SHBA-të, atëherë të gjithë kemi dështuar.

Pasi që shtatë luftërat e tanishëm flasin për vete, kaosin të cilit nuk i shihet fundi, më lejoni që të kthehem në disa luftëra tjera të cilët nuk kanë sjell përfundimit, dhe atë natyrisht me qëllim. Të shikojmë prapë Luftën e dytë botërore dhe luftërat e tjera, luftërat ekonomike dhe konfliktet. Planifikimi i Luftës së dytë botërore ka filluar menjëherë pas Depresionit të madh ekonomik të viteve 1928-1933. Hitleri ishte kurban i flijimit të “përshtatshëm”. Lufta nuk është vetëm jashtëzakonisht profitabile, por se inkurajon dhe mirëmban ekonominë pothuajse në çdo sektor të saj. Ndërsa qëllimi kryesor i SHBA-ve ishte eliminimi i kërcënimit bolshevik komunist, saktësisht shkatërrimit të ish Bashkimit Sovjetik. Sot është demonizimi i Putinit dhe përpjekja për përmbysje e regjimit në Rusi. Kjo është në listën e dëshirave të sotshme të Washingtonit.

Në mes të depresionit të madh, në vitin 1931 SHBA-të kanë themeluar Bankën për zhvillim ndërkombëtare(BIS) në Bazel të Zvicrës, e cila është vendosur në kufi me Gjermaninë. BIS-i(Bank of internacional Settlement), në tërësi ishte në pronësi private nën kontrollin e klanit bankier të Rotchildit, e cila zyrtarisht ishte destinuar për pagesën e reparacioneve të luftës nga ana e Gjermanisë. Edhe pse për shumicën e njerëzve është e panjohur, Gjermania nuk ka paguar pothuajse asnjë kompensim për Luftën e parë botërore e as për Luftën e dytë botërore. Shumica e borxhit thjeshtë është falur. Gjermania ishte lojtar i rëndësishëm në përpjekjen e Washingtonit që të eliminojë”mallkimin komunist” Bashkimin Sovjetik. BIS-i ka shfrytëzuar FED-in nëpërmjet bankave të Wall Street-it për financimin e luftës së Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik.

Zakonisht, SHBA-të kanë qëndruar në dy ulëse, duke u shtirur se po luftojnë kundër Gjermanisë hitlerine, porse realisht e mbështetshin Hitlerin kundër Moskës. Kjo është e njohur ! Duke u shtirur se po luftojnë kundër ISIS-it dhe terroristëve tjerë në Lindjen e Afërt dhe nëpër botë, por në realitet, ata po kryejnë dhe po zbatojnë stërvitjet, financimin dhe armatimin e xhihadistëve terrorist. Kur Bashkimi Sovjetik ka fituar me viktima të mëdha njerëzore, SHBA-të dhe aleatët e tij kanë marshuar duke brohoritur”fitore”. Edhe sot njësit mësimore të cilët mësohen në shkollat perëndimore, në librat perëndimore të historisë dhe në masë të madhe e injorojnë meritat të cilat i takojnë ish Bashkimit Sovjetik dhe popullit rus për kontributin e madhe të dhënë gjatë Luftës së dytë botërore në ngadhënjimin kundër Gjermanisë naziste.

Pasi që Bashkimi Sovjetik nuk ishte mposhtur, Lufta e ftohtë ishte dashur të shpiket, dhe në fund me ndihmën e kukullave të Washingtonit, Mihail Gorbaçovit dhe Boris Jelcinit, Perëndimi ka shkatërruar Bashkimin Sovjetik, duke hapur vetes rrugën për botën unipolare. Mirëpo ky qëllim grandioz të pushtetit amerikan është ndërprerë në shtigjet e saja të rrëshqitshme nga ana e presidentit rus Vladimir Putinit. Por kjo nuk ishte e tëra. Për dominim mbi Rusinë,Evropa së pari duhej “kolonizuar”, u shndërrua në Bashkimin Evropian e cila kurrë nuk ka qenë konsideruar të jetë Unioni i vërtetë, sikurse që ishte rasti me SHBA-të. Idenë për Bashkimin Evropian e para e ka nxjerr CIA pas Luftës së dytë botërore, ndërsa pastaj e morri mbi vete Klubi i Romës, duke promovuar nëpërmjet konventave të shumta gjer tek kontrata e Mastrihtit të vitit 1992. Hapi i mëtutjeshëm logjik ishte që të bëhet Kushtetuat e BE-së, për t’u bërë BE-ja federata e konsoliduar e shteteve evropiane, me strategjitë e përbashkëta ekonomike,të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme. Por kjo kurrë nuk ndodhi.

Ish presidenti francez Zhiskar D’esten, ka marr për detyrë të përgatis Draftin e Kushtetutës së BE-së. Ka pas instruksione strikte, megjithëse të panjohura për shumicën, të përgatis dokumentin të cilët shtetet anëtare nuk do ta ratifikonin, pasi që haptas do të transferonin shumicën e sovraniteteve kombëtare tek sovraniteti i Bashkimit Evropian në Bruksel. Ashtu që, kushtetuta e BE-së është refuzuar, duke filluar së pari nga vet Franca. Pastaj shumica e shteteve tjera të BE-së as që e kanë votuar Kushtetutën e re. Me këtë, federata e Evropës së bashkuar nuk ndodhi. Kjo do të ishte konkurrenca mahnitëse për SHBA-të, si në aspektin ushtarak ashtu edhe asaj ekonomik. Aleanca e NATO-së në fund e mori rolin e bashkimit të Evropës, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Washingtonit. Sot BE-ja është gjithnjë e më shumë e integruar në NATO.

Ajo që në mënyrë paralele ka ndodhur me(jo) Bashkimin Evropian ishte kolonizimi evropian ekonomik dhe financiar apo robërimi me anë të marrëveshjes të Breton Woodsit të vitit 1941. Ata kanë krijuar Bankën botërore të udhëheq me planin e Marshalit, me fondin amerikan për rikonstruksionin e Evropës dhe me krijimin e Fondit monetar ndërkombëtar(MMF-it) , të përcjell standardin e arit(US S 35/Troy Unce), në raport me të ashtuquajtura kryesisht valuta evropiane konvertibile. Në të vërtetë plani i Marshalit i denominuar në dollar amerikan, ishte hapi i parë drejt valutës së përbashkët evropiane, që është përshpejtuar me braktisjen e standardit të arit nga ana e administratës në Niksonit në vitin 1971, e që në përfundim solli gjer tek euroja, valuta e krijuar sipas imazhit të dollarit amerikan. Euroja, vëllau i ri i dollarit amerikan, pra u bë valutë me të cilin FED-i dhe Wall Streeti kanë manipuluar me politikat evropiane ekonomike financiare dhe monetare. Presidenti aktual i Bankës qendrore evropiane është Mario Draghi ish drejtori ekzekutiv i Goldman Sachsit.

Këto janë luftërat ekonomike të cilat përherë po zhvillohen, por nuk po fitohen. Ata po krijojnë kaos, iluzione, besojnë në gënjeshtra, manipulojnë dhe mobilizojnë njerëzit në drejtim të asaj çfarë kërkojnë zotërinjtë nga Washingtoni. Këta janë zotërinjtë të njëjtë të cilët gjatë 200 viteve të fundit kanë kontrolluar Perëndimin, dhe të panjohur për shumicën e madhe të popullatës perëndimore, këta mjeshtërit është grupi i vogël i klaneve bankiere dhe financiare të cilët kontrollojnë sistemin monetar perëndimor, të tillë të cilën e njohim sot. Këta zotërinjtë kontrollojnë FED-in, Wall Street-in dhe BIS-in, të cilët poashtu quhen bankat qendrore të bankave qendrore, pasi që BIS-i kontrollon të gjitha bankat përveç disa bankave qendrore në botë.

Ky sistem financiar shërben për financimin dhe ri programimin e borxheve, konflikteve dhe armiqësive gjatë gjithë botës. Borxhi i cili kryesisht bartet në formë të letrave me vlerë shtetërore amerikane si rezerva të shteteve tjera. Vazhdimi i luftërave është vendimtar për mbijetesën e këtij sistemi. Është shumë profitabil dhe fitimprurës. Po të përfundonin luftërat, do të mbretëronte paqja, ndërsa në paqe nuk ka profit për industrinë ushtarake. Luftërat duhet të vazhdojnë dhe SHBA-të të mbizotërojnë, me buxhetin ushtarak më të madh botëror, me armatim më vdekje prurës dhe me borxhin më të madh botëror.

Jetojmë në skemën monetare piramidale perëndimore të cilën vetëm luftërat mund të e mbajnë në jetë, gjersa në rrugë nuk vjen ndonjë sistem monetar më i sinqertë i cili do të zhvillohet në parimet e paqes, e jo të luftës, dhe i cili do të mund të zëvendësojë dollarin si valutë rezerve globale. Ekonomitë lindore, sikurse të Kinës me Juanin kinez të artë-konvertibil dhe borxhin shtetëror me vetëm 40 % të GDP-së gradualisht po marrin përsipër rolin e rezervës ndërkombëtare të dollarit amerikan.Prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë çdo gjë që është e mundur të vazhdojnë demonizimin e Rusisë dhe Kinës, duke i sfiduar në luftën e re, pasi që dominimi dhe “pronësia” e tërësishme e masës tokësore euro-aziatike është qëllimi përfundimtar të xhelatëve imperialist.

Burimi : Global Research/ ML

24