Pse Skenderbeu ishte ai qe mbuluam?!

Eshte kthyer ne ‘’ves’’ tashme, qe cdo feste e muslimaneve te komentohet me menyra nga me te cuditshmet, nga ata te cilet e quajne veten patriote te medhenj dhe e shohin islamin si kercenim te rrezikshem per egzistencen e kombit shqiptar.

Heren e kaluar shkrepen nje foto gjate kohes qe muslimanet binin ne sexhde per te adhuruar Zotin e tyre, nderkohe qe Skenderbeu rrinte me shpaten ngrehur per te treguar se si nenshtronte nen kembet e kalit te tij, ‘’pasardhesit e osmanlinjve’’…E kishin Skenderbeun zbuluar atehere dhe filluan te benin ironi.

Kete here kur ne vendosem nje ekran perpara tij, disa metra larg tij, ne pamundesi per te bere nje foto ironike si ajo e para, zgjodhen te villnin vrer ndaj muslimaneve, duke i cilesuar si antikombetare. Filluan te na akuzonin si talebane, terroriste, ashtu si gjithmon bejne me ne, por harruan dicka. Deshira per shfarosjen e muslimaneve dhe urrejtja ndaj kesaj feje vinte drejt nesh me nje gjuhe qe e kalonte terrorin dhe kthehej ne genocid. U desh vetem pak, nje shkas qe te shpalosnin urrejtjen e tyre drejt nesh.

Para disa kohesh rreth shtatores se Skenderbeut ishte ngritur nje skene, ku kendonin kengetare te ndryshem, por nuk degjova ndonje patriot te ngrinte zerin kunder atyre qe kishin mbuluar Skenderbeun. Jo vetem kaq, por Skenderbeu ka vite e vite qe qendron pa nje diciture ne shtatoren e tij, nje kalores pa emer, per te cilin nese nuk do kete nje ciceron qe tiu spjegoje te huajve kush eshte, do e shohin thjesht si nje kalores shqiptar.

Ku jeni ju islamofobe, ti vini emer atij qe e shihni si shpresen e vetme per te kthyer ushtrine qe lufton islamin? Sikur te gjithe bashke te ishit aq te dashur per kombin, do ia kishit bere nje emer heroit tuaj. Nje ekran para shtatores se Gjergjit, tregoi se ka shqiptare qe e quajne Zot dhe falen para tij. Mos u cudisni kur pas pak kohesh te shihni nje faltore para shtatores me njerez qe i fallen shtatores. Megjithate nuk mund te na akuzojne se e mbuluam, kur ne nuk lexuam kush ishte ai ushtari mbi kale…

Une jam musliman dhe kam reaguar disa here qe Skenderbeut ti vihet emer tek ajo shtatore…ju se keni bere. Ju dini vetem te villni vrer ndaj muslimaneve, ti quani terroriste, nderkohe qe ju na sulmoni si terroriste. Ndiej keqardhe per injorancen qe mbillni me zerin ne kupe te qiellit.

Ju nuk e dini se ne nuk falemi perballe statujave, qofte ne eshte Zoti juaj, apo qofte ne eshte nje sultan i madh aty prane, per ne eshte njesoj. Nuk degjova asnje musliman te fliste kunder papes, nderkohe qe ardhja e tij bllokoi jeten ne kryeqytet, solli kaos me mbylljen e rrugeve kryesore te Tiranes, u arrestuan qindra muslimane dhe aspak nuk pati asnje koment prej nesh. Ah, po…ai ishte papa, ai mund te beje cfare te doje se ka lejen e Zotit tuaj.

Turp per ju hiena, qe asnjehere nuk u ngritet per ceshtjet kombetare, por si dje dhe sot, u fshehet dhe i sherbyet vetem te forteve qe shesin cdo dite kombin per interesat e tyre. Kam thene dhe them se asnjehere nuk do mundet dot te mbuloni genjeshtren tuaj duke sulmuar te verteten tone, sa me shume qe te sulmoni Islamin, aq me shume do te shtohen muslimanet.

Sa i perket Skenderit, verini emer se nuk e denim kush ish…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne