Prania e vendeve të tilla si Koreja e Veriut dhe Irani, të mbështetura nga vende të mëdha si Rusia dhe Kina, janë të rëndësishme për sigurinë e botës. Pse? Për shkak se këto vende janë të gatshme të frenojnë arrogancën dhe harbimin e Amerikës në botë. Përfytyroni! Nëse vende si këto dhe si ato në Amerikën Latine – të tilla si Venezuela dhe Bolivia – nuk do të ekzistonin, do të shtohej inkursioni amerikan në botë.

Prof. dr. Ali El-Hejl*

Momentalisht, brenda Bashkimit Evropian ka mosmarrëveshje në lidhje me rolin amerikan në shkallë të ndryshme. Gjermania, në veçanti, ka shprehur më shumë se një herë pakënaqësinë e saj për marrëzinë e Amerikës, luftën kundër Irakut, e cila është kundërshtuar nga Gjermania dhe vendet e tjera të mëdha të tilla si Rusia e Kina, për të mos përmendur vendet e vogla. Që nga ardhja e presidentit Trump, zonja Angela Merkel nuk është e qetë me idetë e tij. Për shembull, kohët e fundit ajo ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka nevojë për Amerikën.

Gjithashtu, idetë e Trumpit nuk gjejnë jehonë as tek disa krerë të administratës së tij. Për shembull, Sekretari i tij i Jashtëm, Rex Tillerson, deklaroi se pikëpamjet dhe vlerat e presidentit nuk janë domosdoshmërisht shprehje e opinioneve dhe e vlerave të Amerikës. Sekretari i tij i Mbrojtjes, Mattis, nuk u pajtua me të kur tha se “marrëveshja bërthamore me Iranin ishte e rëndësishme për Amerikën dhe botën”, ndërkohë që presidenti tha se “marrëveshja bërthamore me Iranin ishte më e keqja në histori”.

Nuk ka pasur kurrë një skizmë të tillë në administratën amerikane që nga koha e etërve themelues (George Washington, Abraham Lincoln dhe Jefferson) e deri në kohën e ish-presidentit Obama. Kjo çështje konsiderohet përmbysje e të gjitha ritualeve të presidencës amerikane dhe paralajmëron dobësimin e grushtit amerikan mbi botë. Një tregues i kësaj mund të jetë strehimi në Rusi i disa vendeve arabe që kanë patur lidhje tradicionale historike me Amerikën.

Për shembull, ajo që ndodhi në Las Vegas ishte një sulm i përgjakshëm terrorist i kryer nga një shtetas i bardhë amerikan me origjinë evropiane (Paddock) – i cili vrau me gjakftohtësi më shumë se 60 civilë dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë – dhe tregon brishtësinë e sigurisë amerikane. Gjithashtu, tregon faktin se Amerika, e cila u fut tmerrin disa të frikësuarve në botë, nuk është në gjendje të mbrojë një nga rrugët e saj.

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund ta ketë kuptuar më së miri këtë fakt. Ai është prezent në çdo përshkallëzim me të cilin përballet Amerika, që i përshkallëzon vetë situatat dhe bën thirrje për paqe, sepse Amerika është një shtet i ngritur mbi ushtrimin e forcës dhe kupton vetëm logjikën e forcës. Ndoshta e gjithë kjo mund të inkurajojë vende të tjera në botë që të ndjekin shembullin e Koresë së Veriut e të Iranit dhe të sfidojnë Amerikën, e cila momentalisht po shfaq simptomat e një njeriu të sëmurë, apo, të paktën, ashtu duket.

*Opinion i publicistit katarian, publikuar më datë 8.10.2017 në gazetën elektronike “Ra’jul Jeum”./ PT

30