PSE TURQIA?

Shkruan: Savash VELIU 

Turqia është faktori i ri vendimarrës për të ardhmen e Ballkanit dhe Mesdheut si ballancuesja kyçe drejtë zhvillimeve të fuqishme rajonale që radhitet mes 20 shteteve më të zhvilluara politiko-ushtarake brenda G-20-së, një diktuese e politikave të reja gjeostrategjike ku prezanton edhe Ballkani me Kombin dhe Shtetin Shqiptar.

Prandaj përball operacioneve të sajuara të qendrave të caktuara dashakeqe duhet shqiptarët të jenë syçel duke u kënaqur me atë që kanë përreth vetes shtetin më të fuqishëm 80 milionëshe, një popull mike jashta kornizave të shqiptarisë që zgjat mbrojtje pa interes përball fqinjësisë së reshtuar armiqësisht në çdo periudhë të saj historike.         

Se kanë atë luks Shteti shqiptar dhe shqiptaria të përjashtojn e të neglizhojn mbrojtësin e vetëm natyral sipas tekave të ca bashibozukëve mercenarë, masha të huaj të korruptuar që për përfitime të vogla veprojnë në dobi të fqinjësisë duke kultivuar urrejtje antiturke me të vetmin dëshirë të armiqësojnë shqiptarët me Turkofobi dhe islamofobi duke i quajtur turqit Turkofagos. Fjalë që përkëthehet “ngrënësi i turqve”. Historikisht ka qenë një term nderues që u jepej luftëtarëve të dalluar në revolucionin grek të vitit 1821 kundër Perandorisë Osmane që fyejnë dhe shajnë mikeshën shekullore shqiptare.

Në të gjithë Perëndimin, ekstremi i djathtë i sotëm e imagjinon Ballkanin ende si një vend me popullsinë më të madhe muslimane jashtë Azisë dhe Afrikës, si dhe një epiqendër të fushë betejës. Në fjalorin e tyre, “turqit” shërbejnë si një stenografi e kërcënimit rajonal musliman që iu është ndjell edhe te ca nacionalist kriptoshqiptar të harbuar.

S’duhet të harrojnë shqiptarët se janë të okupuar e të rrethuar prej fqinjësisë dashakeqe sllavo-greko-italiane që kërcënojn shtetin e vogël shqiptar haptas që në sy kanë copëtiminë e të vetmit tokë shqiptare të paprekur nga çakajtë shekullor që dy të tretat e popullsisë dhe territoreve ende i mbajnë të okupuara në saje të evropës.     

Për shqiptarët të vetmuar mes ujqërve copëtues ballkanas të lidhur miqësisht me të fortët e evropës që gjatë fushatave të përgjakura ndaj shqiptarëve mbyllin sy e vesh duke i lënë pa ndihmën e vogël derisa nuk vjen ndihma Turke si nevoja më e madhe politiko-ushtarake në skenën politike. Dhe paramendoni po të mos ishin shqiptarët të mbrojtur nga gllabërimi i çakejve barbar të fqinjësisë nga shteti Turk si do të ishte gjendja sot!??             

Duan apo sduan shqiptarët të pranojnë realitetin e ri, Turqia është fuqi politike në ngritje të sipërt prej një shteti margjinal drejtë një faktori politik rajonal që dikton politika vendimtare brenda çështjeve të aleancave ballkanase dhe ato të Lindjes së Afërt e më gjërë që ndërmjetson në situatat më të ndërlikuara politiko-stabilizuese me konsiderat të veçant ndaj Kombitë Shqiptar që për rrjedhoj kanë të kaluarën e përbashkët historike që i bënë dy popujtë vëllezëror më krenar dhe më miq të dalluar  mes popujve të tjerë.

Gjithsesi në krijimin e miqësive të reja mes shteteve evropiane dhe tejoqeanike lejon Politika rireshtime tjera vetanake dhe pozicionime strategjike në interes të shqiptarisë por duke mos neglizhuar raportet vëllazërore me Turqinë të arritura mes shekujve të kaluara të anashkalohen në hatër të ca injorantëve servil që inicojnë urrejtje në të keq gjatë ribërjes së rendit të ri botëror sot…!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne