Pse u mbyllën faqet më të mëdha Islame në Facebook?

Facebook ka nisur një fushatë kundër Islamit, duke mbyllur dhe censuruar shumë faqe Islame. Kohët e fundit shumë faqe të mëdha në Facebook janë mbyllur si shkak i raportimeve dhe sulmeve të vazhdueshëm nga njerëz Islamfob dhe me agjenda për të futur urrejtje ndaj myslimanëve shqiptarë.

Përveç faqes Koha Islame me 230,000 pëlqime, është fshirë faqja “Audionur” me 70,000 pëlqime, po ashtu është fshirë faqja “Kurani –mrekullia e Kuranit” me 670,000 pëlqime, është fshirë Gazeta Impakt me gati 25,000 pëlqime, pastaj faqja Gurbetqar/e Musliman/muslimane me 60,000 pëlqime dhe disa faqe të tjera.

Një nga arsyet e fshirjes ka qenë për shkak të shkrimeve që kanë pasur në titull fjalën “LGBT”, “Homoseksual” apo “Peder”, e dikush është kujdesur që këto shkrime edhe pse shkencore ti raportojë si urrejtje.

Në disa faqe Islamofobe, ata kanë postuar me krenari që më në fund arritëm ti mbyllim këto faqe që të shporrim njëherë e mire këtë mbetje Osmane e të ngjashme.

Me të vërtetë kjo çështje duhet të bëhet e madhe, ngase organizimi i anti-Islamistëve dhe Islamofobëve është i fuqishëm sa që luftën kibernetike e kanë nisur në këtë epokë digjitale. Një luftë e madhe është duke u bërë online, ku për çdo ditë ka me dhjetëra lajme të rrejshme, sulme të organizuara në ueb faqe me robotët, me profila të rrejshëm duke nxitur urrejtje dhe ofendimi të mëdha në rrjetet sociale.

Ne jemi një palë e dëmtuar në këtë rast si dhe shumë vëllezër e motra muslimane që mundohen të promovojnë vlera të pastra Islame dhe mirësi të ndryshme. Kërkojmë nga ata që kanë kësi lloj rast të raportojnë atë dhe pastaj edhe organet përgjegjëse të fillojnë hetimin për të gjetur se kush qëndron prapa këtyre profileve dhe agjendave.
Me vite në këto treva nëpër media të ndryshme fryhet gjuha e urrejtjes e kjo sigurisht që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, duke shkaktuar shumë furtuna dhe çrregullime.

Besojmë fuqishëm se këto kampanja të tilla destabilizuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ku plotë faqe të tjera janë në syrin e këtyre njerëzve të prishur që qëndrojnë prapa agjendave dashakeqe për popullin shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne