Pse vetëm Putin u soll ngrohtë me Bin Selman në Argjentinë?

Në margjinat e izolimit ndërkombëtar, Mohamed bin Selman u pa qartë se gjatë samitit të G20 në Argjentinë për shkak të luftës në Jemen dhe pas vrasjes së Jamal Khashoggi, ai u anashkalua rëndë nga liderët, me përjashtim të Putinit dhe Macron, Selman nuk ka gjetur udhëheqës tjetër për t’u takuar.

Rrjeti televiziv Al Mejadin ka deklaruar: Takimi i presidentit rus Vladimir Putin me princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohamed Bin Selman në Samitin e G20 në Argjentinë paraqet shumë pyetje, në veçanti për atë që Putin planifikon për të ardhmen e marrëdhënieve ruso-saudite. Bin Selman gjendet në izolimin më të keq ndërkombëtar dhe popullor për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe për cështjen e drejtave të njeriut dhe arrestimin e aktivistëve, luftës së Jemenit dhe rasteve të tjera. Por ndoshta Putin do të përpiqet të frenojë Bin Selmanin dhe në këtë mënyrë ai do të përdorë përvojën me Turqinë. Kur u zbuluan shenja të mosmarrëveshjeve midis Ankarasë dhe Uashingtonit, Putin i shtriu dorën Turqisë. Putin përfundimisht arriti të zgjeronte hendekun midis të dy palëve, deri në pikën ku do të mund të largojë Turqinë nga traktati i NATO-s.

Ndër kritikat e ashpra të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Arabisë Saudite për rastin Khashoggi, megjithatë, Putin nuk pranoi të kritikonte haptazi Bin Selmanin ose Arabinë Saudite dhe madje ai kritikoi Shtetet e Bashkuara për këtë rast. “Ne nuk e dimë se çfarë është realiteti, kështu që nuk duhet të ndërmarrim hapa për të thyer marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite”, tha ai.

Gazeta New York Times ka shkruar se Moska dhe Riadi nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për nxjerrjen e naftës në vitin 2016, e cila reduktoi përmbushjen e tregut të naftës së papërpunuar dhe rritjen e çmimeve të naftës. Arabia Saudite tani kërkon që Rusia të zvogëlojë nxjerrjen e naftës së saj pas reduktimit të çmimeve të naftës. Putin shpreson të përdorë ndikimin e tij mbi princin e kurorës së Arabisë Saudite për të ruajtur procesin e nxjerrjes së naftës në situatën aktuale pa e reduktuar atë. Prodhimi i lartë është shumë më i rëndësishëm se çmimet e larta për prodhuesit rusë. Por kjo çështje ka gjasa të mos jetë e arritshme për Putinin, pasi Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e mbështet Bin Selmanin, i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të rrisë prodhimin e naftës dhe të mos ekspozojë tregjet ndërkombëtare për të ulur prodhimin, pasi kjo do të çojë në çmime më të larta. Rritja e prodhimit do të ndihmojë Trump-in të merret me Iranin dhe Rusinë. Ndoshta Putin ka plan për ndonjë fazë tjetër, në të cilën Trump nuk do të mund të ketë mbështetjen e mjaftueshme nga Bin Selman për shkak të presioneve amerikane. Në këtë situatë, Putin mund të tundohet nga Arabia Saudite e cila mund të kthehet nga Moska dhe të blejë armë nga Rusia dhe të zgjerojë disa interesa./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne