Publikohet një platformë serbe për Kosovën. Këto janë propozimet

Në Serbi po vazhdon dialogu i brendshëm “se çfarë duhet të bëhet me Kosovën”. Në vazhdën e këtij dialogu po hidhen në publike dhe variante të ndryshme, deri në momentin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të dalë me platformën përfundimtare.

Kjo platformë pritet të bëhet e ditur në fund të muajit prill dhe më pas të vendoset nëse e njëjta do të hidhet në referendum ose jo. Në mesin e atyre që kanë ofruar platformë është edhe hulumtuesi serb, Nenad A. Vasiq. Kjo platformë është publikuar në Serbi më 6 mars, ndërsa lajmi.net e sjellë atë të plotë në origjinale siç është prezantuar fillimisht.

Në platformën e titulluar “Çështja e Kosovës: Serbët dhe shqiptarët nga ndarja e thellë deri tek bashkimi i mundshëm”, Dr. Nenad A. Vasiq fillimisht shkruan për historinë për faktin se si shqiptarët dhe serbët me shekuj kanë jetuar pranë njëri-tjetrit, se si shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në rajonin e Evropës Juglindore, etj. Vasiq thelbin e platformës e nxjerrë kur shkruan se Kosova duhet të jetë bashkësi e dy popujve të barabartë në status të dakorduar politik dhe kushtetues-juridik.

Këtë zgjidhje Dr.Vasiqi e sheh si kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë propozim Vasiq thotë se e ka bërë më 12 janar të vitit 2018 gjatë debatit të brendshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas këtij propozimi, Kosova si bashkësi e dy popujve të barabartë me status të barabartë politik dhe juridiko-kushtetues përmes procesit të bisedimeve, shqiptarët si popullsi shumicë do të ishin përgjegjësit kryesor dhe serbët si pakica më e madhe gjithashtu do të kishin përgjegjësi në një pjesë të caktuar të territorit me garanci ndërkombëtare.

“Për këtë zgjidhje në opsion janë: Kosova-bashkësi e dy popujve të barabartë do të garantohej fillimisht nga Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë. Në rendin e dytë do të ishin SHBA-ja, BE-ja dhe në rendin e tretët vendet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Vasiq.

Në platformën prej saktësisht 10 faqeve, Vasiq i përmend të gjitha modelet që deri më tash janë përfolur në publik për Kosovën:

Lajmi.net i sjellë 7 propozimet që Vasiq thotë se opinioni i dinë:

1. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së shtetit – Republikës së Kosovës, është e papranueshme për zyrtarët shtetëror të Republikës së Serbisë dhe atyre zyrtarëve të shteteve të huaj të cilët nuk i kanë njohur bilateralisht.

2. Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë si pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e shtetit të Serbisë, është e papranueshme për zyrtarët e shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë atyre që Kosovën e kanë njohur si shtet.

3. Modeli i Republikave të Qipros të cilin si propozim e ka dhënë lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, nuk është pranuar nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

4. Ndarje territoriale politike në të gjitha format e propozuesve është hedhur poshtë si e papranueshme nga ana e zyrtarëve shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë, por edhe nga zyrtarët e SHBA-ve dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

5. Modeli i dy Gjermanive – Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratiek të Gjermanisë, i propozuar nga dr. Dushan Janjiq, është i papranueshëm nga ana e zyrtarëve shqiptarë dhe atyre të Republikës së Serbisë.

6. Propozimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës nga dr. Vladimir Trapar nga Instituti për politika Ndërkombëtare dhe ekonomi, është i papranueshëm për zyrtarët shqiptarë.

Unioni real i shteteve të pavarura të Serbisë dhe të Kosovës i propozuar nga dr. Vladan Kutleshiq, është i papranueshëm për shqiptarët.

7. Më pas Vasiq shkruan për raportet historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve që nga Beteja e Kosovës në vitin 1389, Kongresi i Berlinit 1878 e deri në vitin 1912, te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

Ai thotë se Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje për kthimin e Kosovës nën pushtetin serb.

Kjo platformë ëshë hedhur poshtë nga Lëvizja për Bashkim dhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne