Punëtorët e Trepçës paralajmërojnë greva e protesta

Punëtorët e Trepçës kanë paralajmëruar grevë e protesta, pasi pretendojnë se vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh në draftin e statutit të ndërmarrjes.

E sot me Trepçën është marrë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një tryezë bashkë me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, e sindikalistët e Trepçës.

Kurti ka thënë se problem i kësaj ndërmarrjeje nuk është gjendja teknike, por ndërhyrjet politike e partiake.

E mira e ligjit për Trepçën, sipas kryetarit të Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka qenë që e shpëtoi ndërmarrjen nga falimentimi, por ka kërkuar që të merren hapa urgjent që Trepça të mos jetë temë diskutimi në dialogun me Serbinë.

E draft-statutin, sindikalistët e Trepçës e kanë vlerësuar si një derivat të Ligjit, sipas tyre, të mangët.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne