Punonjëse Femër apo Femër Punonjëse

Shkruan: Abdullah Nentor Musliu

Periudha e modernitetit për ne muslimanët padyshim se paraqet një sfidë të shndërruar në një krizë të thellë e cila ende nuk është tejkaluar. Kur them ‘e thellë’ kam për qëllim diqka shumë më të rëndësishme sesa problemet politike, ekonomike, sociale, arsimore etj. të cilat normalisht se janë pjesë përbërëse e kësaj krize. Atëherë, kjo krizë nuk është vetëm kaq; është dicka më shumë…

Njëra prej temave më të ndjeshme dhe më problematike për tu zgjidhur është edhe cështja e femrës muslimane në kohën moderne. Kjo për arsye se me modernitetin jemi në një realitet të ri i cili i sfidon disa vlera ndërkohë që ndërton disa të tjera. Problemi qëndron se një musliman është në një situatë të tillë që nuk mund të heq dorë as nga njëra dhe as nga tjetra. Dhe kjo sjellë një dilemë apo hamendje se cila është zgjidhja e duhur…?

Nëse je i kënaqur me një shoqëri ku një femër apo mashkull gjatë jetës së tij ka 3-4 martesa; provon me dhjetëra marrëdhënie intime me partnerë të ndryshëm; në vend fëmijës në shtëpinë e tij ndëgjohen macë e qenë; ku prindët vendin e kanë në shtëpi pleqësh ose të vetmuar; ku vlerat materiale i kanë ngulfatur ato morale dhe fetare atëherë nuk e kam asnjë përgjigje për ty! Je i lirë në zgjedhjen tënde…

Poashtu nëse je prej atyre që femrën e sheh me sy inferioriteti; e konsideron gati si një shërbëtore që duhet të të bëj hizmet ty; i thua “mbylle gojën se nuk din gjë ti!”; e shfrytëzon si një mjet seksi; e sheh si nënë të fëmijëve dhe jo më shumë; mundohesh të bëhesh kujdestar morali atëherë më vjen keq, por ti smund të marrësh erë nga një debatë i tillë!

Për ta ilustruar më qartë dilemën mes disa vlerave të sfiduara dhe disa të ndërtuara, mund te themi se gjersa me kohën moderne karriera, punësimi apo liria e plotë janë prioriteti i një femre, vlerat religjioze dhe tradicionale sikur e vlerësojnë më shumë amësinë, bashkëshortësin apo rolin e saj në edukimin e një familjeje të shëndoshë. Thënë më ndryshe, sikur prototipi i një femre ideale në kohët tona është një mjeke, profesoreshë, politikane apo gazetare e suksesshme përderisa të kuptuarit e burimeve fetare dhe ato tradicionale, në memoriet tona të mëhershmë kishte një profil femre tjetër . Një grua që besnikëria dhe bindja ndaj burrit, edukimi dhe përkushtimi ndaj fëmijëve apo thënë më shkurtë shtëpia dhe familja ishin preokupimi dhe ideali më i madhë i saj.

Pra jemi në mes një dileme: a të kem prioritet ndarjen e kohës për edukimin e fëmijëve apo atë ta ndaj për ndërtimin e karrierës sime? A të jem respektuese ndaj burrit si prijës i familjes apo të bëj atë që mendoj se është e duhur pa pyetur askënd? Apo thënë më thjeshtë: a dua të jem një mjeke e suksusshme apo nënë e mirë? Të jem një profesoreshë e dalluar apo një grua e mrekullueshme?

Një gjë është e sigurtë se as njëra dhe as tjetra zgjidhje në mes këtyre dy opsioneve nuk është ilaç për plagën. Pikërishtë ky ësht aspekti të cilin e permendem më lartë se muslimani në kohën moderne është në dilemë mes disa vlerave të sfiduara dhe disa tjerave të ndërtuara.

Një gjë më rëndësi që dua të tërheqë vëmendjen është se këto dy pole nuk paraqesin kundërshtim ndaj njëra tjetrës. Nuk do të thotë se nëse zgjedh të jem mjeke apo profesoreshë nuk mund të jem nënë e mirë dhe anasjelltas. Pikërishtë kjo është ajo sfidë për të cilën po flasim: modeli i një femre të suksesshme në karrieren e saj por pa harruar familjën dhe rolin në edukimin e saj.

Por…

Një fakt është i ditur se mbajtja e këtyre dy pëgjegjësive është një barrë shumë e rëndë të cilën një femër detyrohet ta mbajë në kohët tona…

Ta mendojmë për një çast një femër mjeke, profesoreshë apo gazetare të martuar e cila quhet Rumejsa dhe ka tre fëmijë. Rumejsa normalisht duhet të punojë gjatë orarit të punës (p.sh 8:00-16:00) sikurse edhe burri i saj. Në të njejtën kohë kujdesi dhe edukimi i fëmijëve zë një vend shum të rëndësishëm në jetën Rumejsës. Poashtu kujdesi ndaj burrit të saj në aspektin bashkëshortor paraqet një ngarkesë shtesë për të. Kjo për arsye se ajo edhe pasi të vijë prej punës duhet të ndaj kohë dhe energji që të jetë e rregulluar, tërheqëse dhe e gatshme për burrin e saj. Përvec kësaj, Rumejsa ballafaqohet edhe me përgaditjen e ushqimit, pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë si një rutinë e zakonshme. Mos të harrojmë edhe një prioritet të rëndësishëm në familjet tona tradicionale dhe atë Islame: përkujdesja ndaj prindërve. Kjo për arsye se është absurde dhe e paparamenduar për një evlad të mos kujdeset për prindin e tij. Normalisht se edhe Rumejsa ndjehet e obliguar se duhet te kujdeset për vjehërrit e saj të cilët i konsideron prindër të vet.
Atëherë shohim se Rumejsa brenda 24 orëve ballafaqohet me pesë sfida shumë të mëdha të cilave duhet te ju del mbanë: 1- Burri dhe obligimet ndaj tij, 2- Shtëpia dhe mirëmbajtja e saj, 3- Fëmijët dhe edukimi i tyre, 4- Kujdesja ndaj prindërve të moshuar, 5- Puna dhe karriera e saj profesionale.

Sot është “trend” të stimulohet liria dhe emancipimi i femrës pjesë e së cilës konsiderohet punësimi dhe pavarësia e saj financiare. Por, nëse një femër stërngarkohet me kaq shumë përgjegjësi atëherë a i kemi dhuruar femrës liri apo diqka tjetër? Në anën tjetër, në shumë shoqëri femra shtypet dhe nuk gëzon të drejtat elementare. Në secilën prej këtyre shoqërive është njëri prej prioritetëve më të mëdha liria dhe roli i merituar i femrës. Por a mbaron puna vetëm nëse femra fiton lirinë dhe pavarësinë e saj? Më këtë që po them mos kuptoni asesi se po tentojë ta mbyll rrugën drejtë lirisë apo pavarësisë së femrës. Po them se liria a është pika finale apo pikënisja për një femër të lumtur?!

Me sa vërehet nga kjo tabllo, puna dhe karriera e një femre që zakonisht është jashtë shtëpisë së saj, paraqet sfidë për katër aspektet tjera të lartëpërmendura. Por a është më të vërtetë problem ky aspekt apo jo?

A është zgjidhje që femra të mos punësohet apo të qëndroj në shtëpi dhe ky problem të përfundoj?

Besoj se përgjigja e secilit nga ne do ishte JO.

Atëherë cila është zgjidhja?
(vazhdon…)

1) Nje zgjedhje do ishte ndarja e pergjegjesive dhe roleve…
2)Ndjekja e modelit te jetes se Profetit Muhamed(a.s)…dhe te kuptuarit te drejte te jetes se tij dhe roli qe ai ka pasur ne shtepi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne