Punonjësi i KURUM humbi jetën/ Policia pranga përgjegjësit të repartit

Ka përfunduar në prangat e policisë 58 vjeçari Flamur Alterziu, përgjegjës i repartit në KURUM, pasi pasditen e djeshme humbi jetën një punëtor në repartin e Petëzimit.

Ndërsa inxhinieri 30 vjeçar me iniciale K.H., banues në Gostivar të Maqedonisë është shpallur në kërkim.

Viktimë mbeti 62 vjeçari Naim Derstila, i cili u dërgua me këmbë të prerë në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• Flamur Alterziu, 58 vjeç, banues në Elbasan, ( përgjegjës turni).

Si dhe shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:

• K.H., 30 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni (inxhinjer)

Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N.D., 63 vjeç, banues në fshatin Dërstilë, Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne