Punonjësit e ALUIZNI-t tjetërsuan pronat

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori, 2 ish arkiviste, 1 juriste, 3 ish juriste dhe 2 hartograf specialistë të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Lezhë

Nga auditivi i ushtruar nga KLSH u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të dispozitave ligjore në fuqi, duke cenuar interesin publik, që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privatë në mënyrë të paligjshme.

Janë paditur për shpërdorim detyre: E K, me detyrë ish-arkivist, E.L me detyrë ish-arkivist, F. Z, me detyrë specialist jurist, E.J me detyrë jurist, E.Z me detyrё hartograf, K.M ish-juriste, B. RR ish-juriste dhe N.N me detyrё hartograf

Persona e sipërpërmendur kanë bërë regjistrime të pallateve me shmangie pagesa detyrimesh financiare, janë regjistruar prona në zonën e Ishull Lezhë, të cilat kane qenë këneta, kanale, ranishte me sipërfaqe 537926 m2(53.79 ha), duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma “shtet”.

Nuk është administruar dokumentacioni dhe në arkivin e institucionit nuk gjenden 1045 praktika (referenca pronash), si dhe nuk është nxjerrë përgjegjësia ndaj personave përgjegjës, apo ndjekur ky problem në organet kompetente.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne