Purim special: Nga Esteri tek AIPAC-u *

nga Gilad Atzmon.

Libri i Esterit

Libri i Esterit është një histori biblike që është baza për kremtimin e Purimit, e cila mund të konsiderohet ndoshta si festa më e këndshme çifute. Libri tregon historinë e një vrasjeje cifute të mbetur në tentativë, por tregon gjithashtu edhe një histori në të cilën hebrenjtë arritën që të ndryshojnë fatin e tyre. Në libër çifutët arrijnë të shpëtojnë veten, madje edhe të hakmerren.

Ngjarja ka ndodhur në vitin e tretë të Asuerusit, një sundimtar persian i njohur si Kserksi I. Eshtë një histori pallati, konspiracioni, e një vrasjeje cifute të mbetur në tentativë dhe e një mbretëreshe simpaike dhe trime (Esteri) që arrin të mbrojë popullin hebre në minutën e fundit.

Në këtë histori, Mbreti Asuerus është i martuar me Vashtin, të cilën e largon nga vetja pasi ajo e refuzon ofertën e tij për ta ‘vizituar’ atë gjatë një feste. Esteri zgjidhet nga kandidatet për të qenë gruaja e re e Asuerusit. Ndërsa historia vazhdon, kryeministri i Asuerusit, Hamani, pretendon se mbreti do të vrasë të gjithë hebrenjtë, pa e ditur se Esteri është në të vërtetë cifute. Në këtë kohë, Esteri së bashku me kushëririn e saj Mordekain i shpëton njerëzit e vet. Duke rrezikuar veten e vet, Esteri paralajmëron Asuerusin për planin e vrasjeve të Hamanit. Hamani dhe bijtë e tij varen në trekëmbëshin që ai kishte ngritur për Mordekain. Pas kësaj Mordekai ze vendin e Hamanit dhe bëhet kryeministër. Dekreti i nxjerrë i Asuerusit nuk mund të shfuqizohet, prandaj ai nxjerr një dekret tjetër ku lejon hebrenjtë të marrin armët dhe të luftojnë armiqtë e tij, gjë të cilën ata e bëjnë.

Morali i tregimit është mjaft i qartë. Nëse hebrenjtë duan që të mbijetojnë, ata gjejnë fare mirë infiltrime në korridoret e pushtetit. Me Esterin, Mordekain dhe Purimin në mendje, AIPAC (komiteti amerikano-izraelit i cështjeve publike) dhe nocioni i ‘pushtetit hebre’ duket si një mishërim i një ideologjie të thellë biblike dhe kulturore.

Megjithatë, këtu është kthesa interesante. Megjithëse historia është paraqitur si një tregim historik, saktësia historike e Librit të Esterit është e diskutueshme kryesisht nga studiuesit më të njohur të Biblës. Mos argumentimi i qartë dhe me hollësira i historisë së Librit të Esterit me ato që dihen nga Historia Persiane dhe burimet klasike, kanë nxitur studiuesit që të konkludojnë se historia është thjesht një imagjinatë.

Me fjalë të tjera, megjithëse morali është i qartë, gjenocidi i tentuar është imagjinar. Me sa duket, Libri i Esterit i përcakton ithtarët e tij në një çrregullim kolektiv stresi para traumatik. Ai krijon dhe fut një fantazi shkatërruese brenda një ideologjie të mbijetesës. Dhe me të vërtetë, disa e kanë lexuar historinë si një alegori të çifutëve të asimiluar, të cilët zbulojnë se janë objektiva anti-semitizmi, por që janë gjithashtu në gjendje të shpëtojnë vetveten dhe çifutët e tjerë.

Libri i Esterit është atje për të formuar identitetin mërgimtar. Ka të bëjë me tërheqjen e stresit traumatik që përcakton kushtet që e bëjnë ‘Judeocidin’ një kërcënim konstant të vlefshëm. Por ajo gjithashtu ofron një strategji mbijetese për të ndeshur një kërcënim të tillë imagjinar.

Është interesant fakti se Libri i Esterit (në versionin hebraisht) është një nga vetëm dy librat e Biblës që nuk e përmend drejtpërdrejt Zotin (tjetri është Kënga e Këngëve). Në Librin e Esterit janë çifutët ata që besojnë në vetvete, në fuqinë e tyre, në veçantinë e tyre, në sofistikimin e tyre, në aftësinë e tyre për të komplotuar, në aftësinë e tyre për të zaptuar mbretëritë, në aftësinë e tyre për të shpëtuar veten. Libri i Esterit ka të bëjë me fuqizimin dhe çifutët që besojnë në fuqitë e tyre.

Nga Purimi në Birkenau

Në një artikull të quajtur “Një mësim Purimi: Lobimi kundër gjenocidit, atëherë dhe tani”, Dr. Rafael Medoff ndan me lexuesit e tij atë që ai e konsideron si mësim të trashëguar tek hebrenjtë nga Libri i Esterit. Për të qenë më saktë, është arti i lobimit që Esteri dhe Mordekai janë atje për të na mësuar. “Festa e Purimit” thotë Medoff, “perkujton përpjekjet e suksesshme të judenjve të shquar në kryeqytetin e Persisë së lashtë për të parandaluar gjenocidin kundër popullit hebre”. Por Medoffi nuk ndalet vetëm atje. Ky ushtrim specifik i asaj që disa e quajnë ‘fuqia cifute’, është çuar përpara dhe performuar nga çifutët e emancipuar të kohëve të fundit: “Ajo që nuk është e njohur është një përpjekje e krahasueshme lobimi e zhvilluar gjatë kohëve të fundit, në Uashington në kulmin e Hlokaustit”.

Në artikull Medoff hulumton ngjashmëritë ndërmjet lobimit të Esterit në Persi dhe vëllezërve të saj modernë që lobojnë brenda administratës së Franklin D. Rooseveltit në kulmin e luftës së dytë botërore. “Esteri e viteve 40 në Uashington ishte Henry Morgenthau Jr”. thotë Medoffi. Ai ishte një hebre i pasur dhe i asimiluar me prejardhje gjermane, i cili (ashtu si edhe i biri i tij më vonë) ishte i shqetësuar të konsiderohej si ‘njëqind për qind amerikan’. Duke minimizuat dhe fshehur hebraizmin e tij, Morgenthau gradualisht u ngrit nga të qenit mik i Franklin D. Rooseveltit në këshilltar të Sekretarit të Thesarit. ”

Në mënyrë të qartë, Medoffi zbuloi një Mordekai te koheve te fundit si dhe “një emisar të ri zionist nga Jeruzalemi, Peter Bergsonin (emri i vërtetë: Hillel Kook) i cili drejtoi një seri fushatash me protesta për të shpëtuar hebrenjtë nga Hitleri. Protestat nxitën vetëdijen publike për Holokaustin, veçanërisht kur mbi 400 rabinë marshuan para Shtëpisë së Bardhë pak para Yom Kippurit në vitin 1943.”

Leximi që Medoffi i bën librit të Esterit na jep një pasqyrë të thellë në kodin e brendshëm të dinamikës së mbijetesës kolektive hebreje në të cilën e asimiluara (Esteri) dhe vëzhguesit ( Mordekai) bashkojnë forcat me interesin e qartë judeo centrik në mendjet e tyre.

Sipas Medoffit ngjashmëritë janë vërtet tronditëse. “Presioni i Mordekait më në fund e bindi Esterin që të shkonte te mbreti, presioni i ndihmësve të Morgenthaut më në fund e bindi atë të shkonte te presidenti, i armatosur me një raport prej 18 faqesh që ata e quajtën “Raport për Sekretarin mbi miratimin në heshtje të kësaj qeveri për vrasjet e hebrenjve”.

Dr. Medoff është mjaft i gatshëm të nxjerrë përfundimet e tij historike. Lobimi i Esterit pati sukses. Asuerusi anuloi dekretin e genocidit dhe ekzekutoi Hamanin dhe kolegët e tij. Edhe lobimi i Morgenthaut ja arriti qëllimit. Rezoluta e Kongresit e nisur nga Bergsoni që bënte thirrje për shpëtimin e shpejtë e kaloi Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, duke bërë të mundur që Morgenthau ti tregonte Franklin D. Rooseveltit se duhej të lëvizte shumë shpejt, ose ndryshe Kongresi i Shteteve të Bashkuara do ta bënte në vend të tij. Dhjetë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, gjëja e fundit që Franklin D. Roosevelti kërkonte ishte një skandal publik mbi çështjen e refugjatëve. Brenda disa ditësh Roosevelti bëri atë që kërkonte rezoluta e Kongresit, ai lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv për krijimin e Bordit të Refugjatëve të Luftës, një agjenci qeveritare amerikane për të shpëtuar refugjatët nga Hitleri”.

Duket e qartë një e ardhme e shëndetshme për hebrenjtë, përtej dyshimit që Medoffi sheh tek libri i Esterit. Medoffi e përfundon shkrimin e tij duke thënë: “pretendimi se asgjë nuk mund të bëhej për të ndihmuar hebrenjtë e Evropës ishte eleminuar nga hebrenjtë që hoqën frikën dhe folën për popullin e tyre, në Persiën e lashtë dhe në Uashingtonin e sotëm”. Me fjalë të tjera, hebrenjtë mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë për veten e tyre. Ky është në të vërtetë morali i librit të Esterit, si dhe i religjionit të Holokaustit.

Çfarë duhet të bëjnë çifutët për veten e tyre është me të vërtetë një pyetje e hapur. Çifutë të ndryshëm kanë ide të ndryshme. Neokoni beson në futjen e Amerikës dhe të Perëndimit në një luftë të pafundme kundër Islamit. Emmanuel Levinas, përkundrazi, beson se çifutët duhet të pozicionohen në ballë të luftës kundër shtypjes dhe padrejtësisë. E vërteta është se fuqizimi hebre është vetëm një përgjigje në mesin e shumë përgjigjeve. Megjithatë, më me vlerë është të mos thuhet një gjë e rrezikshme. Kryesisht e rrezikshme është kur Komiteti Amerikan hebre (AJC) vepron si një Mordekai i kohëve të sotme dhe angazhohet publikisht në një përpjekje të gjerë lobimi për një luftë kundër Iranit dhe më gjerë.

Kur analizojmë punën dhe influncën e AIPAC-ut (komiteti amerikano-izraelit i cështjeve publike) brënda politikës amerikane, është Libri i Esterit që të vjen në mendje. AIPAC është më shumë se një lob politik i thjeshtë. AIPAC është një Mordekai i kohëve të sotme, madje edhe AJC me JVP janë Mordekai të kohëve të sotme. AIPAC, AJC dhe JVP janë në thelb në përputhje me shkollën biblike hebraike të mendimit. Ndërsa Mordekaitë janë relativisht të lehtë për tu dalluar, Esteret, ato që punojnë për Izraelin prapa skenave, janë pak më të vështira për t’u zbuluar.

Unë besoj se sapo të mësojmë të shohim lobimin izraelit në parametrat që nxirren nga libri i Esterit / religjionit të Holokaustit, atëherë ne kemi të drejtë ti shohim armiqtë e Izraelit si figurat aktuale të Hamanit / Hitlerit. AIPAC dhe Kushner janë Mordekai, Trumpi është padyshim Asuerusi, ndërsa Esteri mund të jetë pothuajse gjithkush nga Neoconi i fundit tek Max Blumenthali dhe më gjerë.

Nëse ata duan ta djegin atë, ju duhet ta lexoni./gilad/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne