Është hapur së fundmi një faqe e re në internet për udhëtarët muslimanë, e cila përfshin një bazë të dhënash të restoranteve hallall dhe udhëzon udhëtarët në përpjekje për të përfituar në rritjen e numrit të turistëve islamë.

Lajmi bëhet i ditur nga AFP. Specialistët e firmës me bazë në Singapor e quajtën faqen HalalTrip.com. Aty ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh dhe produktesh me karakteristika për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë në përputhje me rregullat e Islamit.

Shpenzimet nga udhëtarët myslimanë janë vlerësuar të arrijnë 200.000.000.000 dollarë në vitin 2020, ndërsa janë llogaritur të kenë qenë 126.000.000.000 dollarë në vitin 2011. HalalTrip.com ka përfshirë rreth 400.000 hotele, si dhe të linja ajrore e paketave udhëtimesh, nga 1000 hotele që kishte në fillim. Turistët tani mund të kërkojnë fluturime dhe hotele në këtë faqe interneti, në gjuhën angleze, si rezultat i partneriteteve me Booking.com dhe motorin e kërkimit Wego.com. Ajo gjithashtu ofron dhe informacione lidhur me restorante hallall, xhami dhe pajisje të dobishme turistike muslimane. Me kalimin e kohës, faqja do të ofrojë shërbime dhe në gjuhë të tjerë, sidomos në arabisht. Këtë vit , ajo nisi një shërbim të ri, që lejon udhëtarët myslimanë për të përcaktuar oraret e lutjes së tyre, drejtimin në të cilin ata duhet të falen edhe kur ata janë në mes të fluturimit dhe nëpër zona të ndryshme kohore.

173