Pushkatimi i tmerrshëm nga “Akrepat” serb në Podujevë të Kosovës

nga Dragan Bursaq

Para 20 vite, me 28 mars 1999 në oborrin e Halim Gashit në Podujevë të Kosovës janë pushkatuar 7 gra dhe 7 fëmijë të pafajshëm.

Në Podujevë para 20 vite, saktësisht me 28 mars 1999 ka ndodhur masakra e tmerrshme mbi civilët e pafajshëm, gjegjësisht gra dhe fëmijë. Njësia speciale serbe e ashtuquajtur” Akrepat”, e cila me gjithë zemër ka marr pjesë në gjenocidin e kryer serb në Srebrenicë, me qentë e vet të luftës kanë hyrë në oborrin e familjes së Halim Gashit në Podujevë dhe në mënyrë shtazarake kanë vrarë 14 gra dhe fëmijë.

Saranda Bogujevci, e mbijetuara, shikon para vetes. Ka pas 13 vjet dhe tërë jetën para saj. Vështron oborrin, kopshtin, shtëpinë…Shikon 40 forca speciale serbe të armatosur se si depërtojnë në mesin e grave dhe fëmijëve. Shikon dhe sheh veten, jashtë vetes nga frika, vetëm sikur fëmija që mund të frikësohet. Shikon se si “Akrepat” serb së pari i shtyjnë në fund të oborrit. Shikon se si qeshen, gjersa i shajnë dhe i mëshojnë gratë dhe fëmijë. Pastaj, ashtu si të tërbuar dhe në delirium i shtyjnë të gjithë ata, të 19-tët në rrugë.

Saranda mekanikisht i vendosi duart në xhepa. Që të mbrohet nga të huaj, të panjohur. Nga ata sytë të çuditshëm të këqijë, të cilët kanë ardhur ku me ditë nga ku për t’i shkatërruar ata. Askush i arsyeshëm nuk e di pse. Por, kanë ardhur këta “Akrep” serb të inkurajuar nga kasaphanet e kryera në Bosnjë me aminin e Millosheviqit dhe shtetit të Serbisë për të vrarë si hienat të pambrojturit dhe të pafajshmit në Kosovë.

Saranda dëgjon se si ushtarët në uniformat tallen me fëmijët, Njëri ka gjet rruzat të lojës tek vëllau i saj. I mori fëmiut rruzat, e shtyri dhe filloi së qeshurit. Saranda dridhej dhe vështronte. Ushtari e pyet se kush është nëna e fëmiut. Lajmërohet nëna e Sarandës,e zbehur. Ushtari i gjuan rruzat para këmbëve të saja. Të mbetet si kujtim nga djali i saj. Pas disa sekondave fëmijët dhe gratë janë sjell në fund të oborrit.

Saranda e dëgjon hallën e saj Shefkate se si ju flet monstrumëve serb në gjuhën serbe” po ata janë vetëm fëmijë…. si mundeni, a keni ju zemër”. Fill pas kësaj nisi ferri i pushkatimit masiv të fëmijëve dhe grave të pafajshme. Ushtarët serb hiq pandarë shtinë së pari në gratë të cilat me klithje bien në tokë të oborrit të shtëpisë, pas tyre vazhdojnë të shtinë mbi fëmijët….. Saranda në atë moment tha: “Jam qëlluar në këmbë. Dikush lëkundej. Prapë kanë shtënë. Jam qëlluar pastaj në dorë dhe shpinë. Ngrita këmbën dhe shikova vëllaun Gencin i cili më tha:”Pa shiko se çfarë i kanë bërë vëllait, të cilit i është shkatërruar gjysma e kokës”.

Fëmiu vështron kokën e shpartalluar të vëllait të vet. A mund të kuptoni gjersa monstrumët serb vazhdojnë të bëjnë shosh??!! Saranda qëllohet me dy plumba në këmbë, një në shpinë dhe 13 në duar. Ajo ka pas fat. Ka mbijetuar. Ashtu gjysmë e gjallë ka kthyer kokën në anën tjetër. E në anën tjetër ishte i shtrirë vëllau i sajë Fatosi me vrimë në bark. Saranda i thotë, sa po mundet, gjersa nga mushkëritë i gufon gjaku dhe ajri, që të shtiret sikurse është i vdekur. Ky kaos zgjati gjithsejtë një minutë, ndoshta dy.

Në fëmijë dhe gra është shtënë, sipas deklaratave të dëshmitarëve, nga 5-6 armë të tipit kallashnikov disa minuta, Nga grumbulli i trupave nga të cilët po ndihej era e barutit e përzier me erën e mishit të njeriut u ngrit fëmiu. Fëmi i vogël i cili për çudi ka mbijetuar. Fëmiu i trishtueshëm nga frika, vuajtja, tmerri duke qarë i ngriti duart lartë që dikush të të shpëtojë nga ferri i përjetuar. I përgjakur, me gjakun e vëllezërve, motrave dhe nënës së tij vështron përreth vetes. Dhe pastaj i afrohet “Akrepi” i përmendur serb Sasha Cvjetani me kolegun e tij. Dhe……..

“P1 i ka thënë”vëlla, a ka të mbijetuar” dhe fill pas kësaj nga grumbulli i kufomave doli fëmiu. I ka shkrep në ballë, për Zotin kurrë të mos dilte, nuk i kam thënë asgjë, bash asgjë. Pastaj kufomat i kemi mbajtur në tenda dhe i dërgonim me mjete ushtarake”. Këtë, e ka thënë “Akrepi” serb Sasha Cvjetan në gjykim për vete dhe dëshmitarin e mbrojtur P1. Sasha Cvjetani tani është njeriu i lirë. Sasha Cvjetani i cili ka mbjell vdekje në atë fëmijë të ngritur nga kufomat, në vajzën Sarandë, dhe mbi 19 tjerë në pushkatim. Qe ky Sasha nga viti i kaluar është njeri i lirë, prej gjyqit të shtetit të Serbisë.

Dhe ato rruza të rrëmbyer, dhe ato vështrimet dhe familja e Sarandës, dhe fëmiu i gjallë, dhe pastaj i vrarë pas pushkatimit, kurrgjë nga atë nuk ka mundur të shfuqizojnë dhe të prishin lirinë e një monstrumi. Ndërsa Sasha gjatë kryerjes së dënimit me burg prej 12-13 vitesh ka pas, pushim në burg. Pasi që, merreni me mend, ishte në njësinë e burgut të tipit gjysmëhapur në Mitrovicën e Sremit. Dhe ka vizituar familjen. Kjo ishte dhurata, me siguri, për familjen e gjerë të vrarë të Sarandës.

Kjo do të thotë, çfarë tjetër do të mund të ishte, porse “Akrepat” serb ishin pjesë e projektit shtetëror serb. Nuk ishte fjala këtu, për ndonjë formacion paramilitar serb. Nuk është fjala për ndonjë incident të thjeshtë, Jo assesi! Të jemi të qartë, nga ana e Republikës së Serbisë ishte njësia ushtarake e trajnuar, stërvitur dhe e konfiguruar. Njëjtë si në Srebrenicë, si në Podujevë. Njëjtë në çdo vend ku ka mbjell vdekje.

Nuk duhet harruar as Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj”shpirtëror” në krimet e kryera. Ja, pikërisht para Podujevës, në mars të vitit 1999 këta”heronj” janë bekuar në kishën e Llazaricës, duke imituar car Llazarin, para betejës së Kosovës. Natyrisht, Kisha ortodokse serbe kurrë nuk ka ndier përgjegjësinë për krime të tilla të kryera. Kurrë nuk ka kërkuar falje për krimet të cilët më së shumti janë kryer në emër të Kishës.

E kur jemi te ky krim i kryer, është njerëzore të ceket se kush është vrarë. Atë mëngjes të 28 marsit 1999, në oborrin e Halim Gashit janë vrarë shtatë fëmijë dhe shtatë gra. Shpëtimi(1989) dhe Shpendi(1986), djemtë e Safet Bogujevcit, bashkëshortja e tij Sala(1960), Nora(1984), vajza e Selatin Bogujevcit, bashkëshortja e tij Shefkatja(1956), Shehide Bogujevci(1932), Nefise Bogujevci Llugalliu(1945), motra e Selatinit dhe Safetit, e reja e saj Fezdrije Llugalliu(1978), Dafina(1990), Arbëri(1992), Mimoza(1995) dhe Albini(1997), fëmijët e Enver Duriqit, bashkëshortja e Enverit, Fitnetja(1963) dhe nëna e Enverit Isma(1930). Viktima më e vjetër kishte 69 vjet, e më i riu vetëm dy vjet.

Atë mëngjes, gjersa regjimi i Beogradit kremtonte ditën e tij të shtetësisë dhe 10 vjet nga ndryshimi i Kushtetutës, vrasësit e regjimit vrisnin, kurrë mos harroni, shtetas të atëhershëm të Serbisë, Vrisnin dhe i farosnin familjet e Gashit dhe Bogujevcit.

A mendon sot regjimi i Beogradit, a mendon sot, njëzet vjet më pas kreu serb intelektual dhe politik pse ju ka ndodh bombardimi, pse Serbia me shkronja të zeza është regjistruar në histori viteve nëntëdhjeta të shek. XX-të dhe pse Kosova është tani shtet i pavarur. Apo akoma është pa fije turpi dhe kthehej nga realiteti dhe falja?

Fatosi, Saranda dhe Jehona Bogujevci, fëmijët të cilët kanë mbijetuar pushkatimin, kanë shkuar të jetojnë në Angli. Ata në ditën e pushkatimit kanë pasur, 11,12,13 vjet. Sot, ata merren me art. Arti iu ndihmon që të tejkalojnë dhimbjet, vuajtjet e së kaluarës me të cilin jetojnë. Kjo është në njëfarë mënyre terapia e vetme e cila ju mundëson që të kapen të ndërthurur me krimin e shkallës së gjerë i cili ju ka shkatërruar familjen e tyre.

Burimi: Al Jazeera Balkans / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne