Putin bisedon me Mbretin Selman për Katarin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin Selman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite.

Sipas deklaratës së bërë nga qendra për informim e Kremlinit, gjatë bisedës telefonike të Putinit me Mbretin Selman u fol për krizën që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve të Gjirit dhe për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Putin dhe Mbreti Selman i bënë një vlerësim marrëdhënieve Rusi-Arabia Saudite, ndërsa shprehën vullnetin për zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Të dy liderët kanë rënë dakord për të vazhduar me kontakte mes dy vendeve në fushat e ndryshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne