Putin drejt Krimesë me kamion, përmes urës më të gjatë në Evropë (Video)

Presidenti rus Vladimir Putin ka hapur urën e gjatë rreth 20 kilometra që do të mundësojë lidhjen më mes të pjesës jugore të Rusisë dhe gadishullit së Krimesë.

Projekti në total ka kushtuar 3.69 miliardë dollarë dhe do të bëhet ura më e gjatë në Evropë, duke e kaluar edhe urën e Lisbonës, Portugali, Vasco da Gama, që deri tani ishte më e gjata.

Përfundimi i projektit është pritur në fund të vitit 2018, mirëpo u realizua 6 muaj më herët, dhe sipas një komunikate nga Kremlini – hapja e urës për qarkullim do të bëhet më 16 maj.

Ukraina ka pasur kritika ndaj këtij projekti, duke thënë se ndërtimi i urës ka dëmtuar ambientin.

Krimea u aneksua nga Ukraina nga forcat e armatosura separatist pro-ruse pas revolucionit të vitit 2014 në Ukrainë.

Aneksimi i gadishullit u dënua nga Perëndimi si një grabitje ilegale e tokës.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë sanksionuar pjesëmarrësit për realizimin e kësaj ure, sidomos biznesmenin Arkady Rotenber që fitoi kontratën për ndërtimin, i cili një mik i afërt me Putinin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne