Putin: Gjithkush mund të bëhet president nëse do dhe ka aftësi

Presidenti rus Vladimir Putin tha se “çdokush mund të vijë në ballë të shtetit nëse ia kushtojnë jetën e tyre këtij qëllimi”.

Duke folur në një klasë të hapur, të mbajtur në Forumin e Teknologjisë në Yaroslavl, Putin tha se “president apo kryeministër mundtë bëhen të gjithë, pavarësisht nga profesioni, por që si rregull, krerët e shtetit bëhen njerëz të ekspertizës ligjore apo ekonomike”.

“Sepse këta njerëz janë më afër me proceset sociale, ligjet dhe ndërveprimin midis njerëzve. Këto lloj njohurish dhe aftësish profesionale janë të rëndësishme dhe të dobishme”, tha Putin.

Megjithatë, ai gjithashtu përmendi disa nga vendet kryesore evropiane të udhëhequra nga fizikantë.

Ai gjithashtu tha se “të gjithë fëmijët mund të vendosnin qëllime ambicioze për veten e tyre, por nuk është e nevojshme që ata të bëhen presidentë për të arritur sukses”.

“Ajnshtajni nuk ishte president. Nëse rastësisht vëmë një gisht në hartën e botës dhe kërkojmë se kush është president ose kryeministër i një vendi, ndoshta nuk mund ta dijmë, por të gjithë në botë e dinë se kush ishte Ainshtajni”, përfundoi Putin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne