Putin i shqetësuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i shqetësuar për vendimin e Ukrainës lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të tensioneve në Detin Azov.

Presidenti i Federatës Ruse realizoi një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës të cilat u shkaktuan pas incidentit të së dielës në ngushticën Kerç.

Kremlini thekson se Putin në bisedën me Merkel akuzoi Ukrainën për shkelje të normave ndërkombëtare, duke theksuar se, “Jemi thellësisht të shqetësuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe urdhrit për gatishmëri lufte të ushtrisë”.

Biseda mes Putin dhe Merkel u organizua me iniciativën e Berlinit, kurse Putin shprehu shpresën se Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj ndaj Kievit zyrtar dhe të parandalojë autoritetet ukrainase në sjelljen e vendimeve të nxituara.

Forcat ruse të dielën hapën zjarr ndaj tre anijeve të marinës ukrainase në ngushticën Kerç pranë Krimesë. Për shkak të tensioneve në rajon, Parlamenti i Ukrainës mbrëmë shpalli gjendje të jashtëzakonshme 30 ditë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne