Putin kritikon shtypjen e protestave në Perëndim

Presidenti rus ka akuzuar shërbimet e sigurisë në Perëndim për goditjet brutale për të parandaluar protestuat publike në këto vende.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Vladimir Putin, president i Rusisë gjatë takimit me disa aktivistë politikë rusë, ka thënë se në Perëndim nuk lejohet organizimi i protestave, por sistemet e sigurisë në këto vende lejojnë vetëm disa protesta të cilat janë në interes të tyre. Putin duke iu referuar lëvizjes protestuese Wall Street Journal në SHBA, tha se FBI ka arrestuar një numër të madh të anëtarëve të kësaj lëvizje për të zhdukur tërësisht atë. Edhe pse thuhet se Uashingtoni është mësim i demokracisë për vende të ndryshme, Moska nuk kërkon një mësim të tillë, sepse struktura elektorale amerikane ka të meta./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne