Putin mbledh Këshillin e Sigurisë për gjendjen e fundit në Lindjen e Mesme

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, shqyrtoi gjendjen e fundit në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov tha se Putini mblodhi Këshillin e Sigurisë.

Në mbledhjen në fjalë u shqyrtua gjendja e fundit në Lindjen e Mesme.

“Gjendja e çekuilibruar dhe tensioni në rajon, nuk duhet të provokohet me veprimet dhe deklaratat e pamenduara të vendeve” tha Peskov.

Trump nëpërmjet Twitterit kishte shkruar: “Pas 52 vitesh, ka ardhur koha që Amerika të njohë sovranitetin e plotë të Izraelit ndaj Kodrave të Golanit”.

Izraeli mban të pushtuar Kodrat e Golanit në Siri që prej vitit 1967./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne