Putin do të takojë heroin musliman të Rusisë, Khabib Nurmagomedov

Kampioni i peshave të lehta i UFC-së Khabib Nurmagomedov do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, pasi mikpritja për heroin e MMA vazhdon që kur ai u kthye në shtëpi pas fitores së tij ndaj Conor McGregor në Las Vegas të shtunën.

Nurmagomedov mposhti Conor McGregor në ndeshjen në UFC 229 të shtunën në mbrëmje dhe u kthye në shtëpi pas një pritje masive në Dagestan, vendin e tij të lindjes, transmeton Periskopi.

I pamposhturi i peshave të lehta, tani do ta takojë presidentin Putin në forumin “Rusi – Vendi i Sporteve” në qytetin Ullanovsk.

Një foto është shfaqur në internet ku Nurmagomedov ka kërkuar biletë për t’u nisur drejt Ulyanovsk.

Nurmagomedov defeated McGregor in the fourth round of their Las Vegas showdown 

Kur u pyetë nëse po planifikonte të takonte Putinin në forum, Nurmagomedov u përgjigj: “Po, kjo është arsyeja pse ne po fluturojmë”.

Presidenti Putin pritet të jetë i pranishëm si mbrojtës i forumit ndërkombëtar “Rusi – Vendi i Sportit”, i cili zgjat nga 10 deri më 12 tetor në qytetin e brigjeve të Vollgës.

Pas fitores së tij në raundin e katërt mbi McGregor të shtunën, Nurmagomedov zbuloi se presidenti rus e kishte telefonuar atë, duke i thënë se ai ishte “krenar” për arritjet e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne