Putin: Moska do t’i japë Turqisë sistemin S-400

Rusia është gati t’i shesë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 Turqisë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburg (SPIEF).

Ai tha se çështja është diskutuar më herët me homologun turk. “Ne diskutuam mundësinë e shitjes së S-400 në Turqi. Ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Putini në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari turk. Duke folur për bashkëpunimin midis Moskës dhe Ankarasë për prodhimin e sistemeve të tilla në Turqi, Putin tha se kjo varet nga gatishmëria e industrisë prodhuese vendase. “Për momentin, ne nuk i prodhojmë këto sisteme jashtë vendit,” shtoi Putin. “Ne jemi të gatshëm për të ofruar këto sisteme më të reja dhe më efikase. Presidenti Erdogan dhe ushtritë e vendeve tona janë të vetëdijshme për këtë. ”Aktualisht, Rusia dhe India po prodhojnë së bashku raketën hipersonike “Brahmos”, por projekte të tilla kërkojnë investime masive në teknologjitë dhe burimet njerëzore, tha presidenti. “Por në përgjithësi, nuk ka asgjë të pamundur”, shtoi ai. Raportet e mëparshme të medias sugjeruan se Moska dhe Ankaraja kishin diskutuar shitjen e S-400 në maj, kur Putini priti Erdoganin në Soçi. Ndërsa Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha në atë kohë se marrëveshja ishte “e mundur”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne