Putin: Sanksionet amerikane kundër Iranit janë të paligjshme

Presidenti rus sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit i ka quajtur të paligjshme. Presidenti rus Vladimir Putin në takimin me anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar Rus ka diskutuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe ka thënë se veprimet dhe sanksionet e Uashingtonit kundër Teheranit janë tërësisht të paligjshme.

Edhe Sergei Lavrov, ministri i jashtëm rus, duke theksuar mbështetjen e Moskës, Bashkimit Evropian dhe Kinës për marrëveshjen bërthamore, ka shtuar se  largimi i SHBA nga kjo marrëveshje ishte një gabim i madh. Ministria e jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se është kundër çdo sanksionimi të njëanshëm kundër Iranit që ka për qëllim të shmangë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lavrov tha gjithashtu se Rusia do të mbrojë interesat e kompanive të saj në Iran nga sanksionet e reja.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne