Putin: Sanksionet e reja komplikojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundër Rusisë prishin marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë të publikuar të shtunën, Putin i ka thënë agjencisë së lajmeve TASS se “ato sigurisht komplikojnë marrëdhëniet ruso-amerikane”, mirëpo lideri rus ka theksuar se është shumë herët për të folur për një përgjigje të mundshme ndaj sanksioneve.

Senati i SHBA-ve të enjten votoi sanksione kundër Rusisë për shkak të dyshimit për përfshirjen e kësaj të fundit në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.

Projektligji, i cili u miratua me 98 vota pro dhe vetëm dy kundër, ka të bëjë me individë rusë të akuzuar për korrupsion dhe me pjesëmarrës në sektorët kyç të ekonomisë ruse.

Në intervistën në fjalë, Putin ka thënë se nga shkaku i sanksioneve, Rusia do të detyrohet të bëjë disa ndryshime, por se ato nuk do të çojnë në një “kolaps”.

Sanksionet u kritikuan nga Gjermania dhe Austria sipas të cilave të njëjtat bëjnë promovimin e interesave të ekonomisë amerikane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne