Putin me shansin më të madh për zgjedhjet e vitit 2018

Presidenti i Rusisë vazhdon të jetë në krye të sondazheve si kandidati i mundshëm me shanse më të mëdha në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnit njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë edhe pse ka deklaruar se nuk ka marrë vendim akoma për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, mirëpo përsëri ndodhet në krye të sondazheve si kandidati më i fortë i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme. Në kohën kur kanë mbetur më pak se gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 në Rusi, rezultatet e sondazhit më të fundit Qendrës për Vlerësimin e Opinionit Publik të Rusisë tregojnë se 82% e rusëve mbështesin veprimet dhe politikat e Vladimir Putin në sfera të ndryshme. Pas Putin në vend të dytë radhitet Demitry Medvedev, kryeministri i Rusisë, por me një dallim të madh./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne