Putin shkarkon nëntë zyrtarë të lartë të shtetit

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë ushtarakë që mbajnë poste qeveritare.

Një dekret i bërë publik më 8 shkurt tha se Putin kishte zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komisionin Hetimor dhe në Ministritë e Brendshme dhe Emergjencave.

Zyrtarët e shkarkuar përfshijnë gjeneralin Sergej Solopov, shefin e drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës dhe gjeneralin Irina Zeibert, ndihmës i lartë i shefit të Komisionit hetimor.

Deri tani nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimet e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne