Putin shprehet i gatshëm për takim me liderin e Koresë së Veriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur dëshirën për t’u takuar në një datë të afërt me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur dëshirën për t’u takuar në një datë të afërt me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, të cilën e bazon në burimet e Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut, theksohet se Putin i ka përcjellë Kim-it dëshirën për takim nëpërmjet një urimi për 73-vjetorin e pavarësisë së Koresë së Veriut.

“Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore dhe konstruktive. Jam gati të takohem në një datë të afërt për të diskutuar për çështjet urgjente dhe çështje të rëndësishme të rajonit”, është shprehur Putin.

Putin ka vënë në dukje se shpreson që të zhvillojnë “bashkëpunimin reciprok” që përfshin projektet trepalëshe ekonomike, të Koresë së Jugut, Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Ndërkohë edhe Kim i ka dërguar homologut të tij rus një mesazh, ku vihet theksi në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Presidenti rus në muajin qershor ftoi liderin koreanoverior në një forum, i cili do të mbahet në shtator në qytetin Vladivostok të Rusisë. Ndërsa ende nuk dihet nëse Kim do të marrë pjesë në këtë forum. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne