Presidenti rus Vladimir Putin tha se shumica e teritoreve siriane janë të çliruara nga terrorizmi, por ka ende disa pjesë që mbajnë terroristët që duhet të çlirohen.
Në një fjalim të martën në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, Putin ka thënë se Rusia është e vendosur për të vazhduar luftën kundër terrorizmit dhe për të ofruar të gjitha llojet e mbështetjes për Sirinë në këtë drejtim, raportoi Agjensia SANA.
Ndërkohë, Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoygu njoftoi përfundimin e tërheqjes së pjesës kryesore të forcave ruse që ishin pjesëmarrës në luftën kundër terrorizmit dhe Sirinë.
Gjatë një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes, ku muar pjesë edhe kryetari Putin, Shoygu tha se Moska ka përfunduar procesin e reduktimit të praninisë së saj ushtarake në Siri në nivelin e nevojshëm për të kryer operacione. Tani, Ushtria Arabe e Sirisë ka vendosur kontrollin mbi pjesën më të madhe të territorit sirian.
Ministri tha se forcat e tërhequra nuk i përkasin bazave Hmeimim dhe Tartous, dhe se Forcat e Hapësirë ajrore ruse kanë zvogëluar operacionet e saj në Siri nga rreth 100 deri në 120 fluturime në ditë për 2-4 operacione në javë, shumica e këtyre operacioneve janë zbuluese për mbledhjen inteligjencës.
Burimi : IRNA/ ML