Putini firmos ligjin për shpalljen e mediave të huaja “agjentë të jashtëm”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin mediat e jashtme që financohen nga jashtë, duhet të regjistrohen si “agjentë të jashtëm” dhe qeveria e Rusisë do të mund të impononte sanksione kundër tyre.

Ky legjislacion i ri është publikuar sot në faqen zyrtare ruse të informacioneve juridike. Kjo masë është miratuar unanimisht në të dy dhomat e Parlamentit të Rusisë, më 15 dhe 22 nëntor. Disa orë pasi legjislacioni ishte miratuar në Dumën ruse, Ministria e drejtësisë e Rusisë u ka dërguar vërejtje disa shërbimeve të mediave të huaja në Rusi. Në këtë listë përfshihen edhe Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, rrjeti CNN dhe transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle. Zyrtarët rusë kanë vlerësuar se ky legjislacion është “përgjigje simetrike” ndaj asaj që ata e kanë përshkruar si presion të Shteteve të Bashkuara ndaj mediave ruse./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne