Putini mbërriti në Stamboll

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të punimeve të gazsjellësit “Rrjedha Turke” në pjesën që kalon nën Detin e Zi.

Në Rezidencën Shtetërore në aeroportin “Ataturku” Putini u prit nga Prefekti i Stambollit Ali Yerlikaya dhe kryetari i Bashkisë së Metropolit të Stambollit Mevlüt Uysal, Ambasadori i Rusisë në Ankara Aleksey Yehov si dhe autoritetet përkatëse turke dhe ruse.

Me rastin e përfundimit të pjesës së tubacionit që kalon nën det sot do të mbahet në Stamboll një ceremoni me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Projekti i gazsjellësit “Rrjedha Turke” përbëhet nga dy tubacione, secili me gjatësi 930 km dhe kapacitet 15,75 miliardë metra kub në vit. Tubacionet janë shtruar nën Detin e Zi dhe gazin rus do ta transportojnë për në Turqi dhe Evropë.

Parashikohet që tubacioni i parë të furnizojë tregun turk me gaz, kurse tubacioni i dytë të përcjellë gazin rus drejt vendeve evropiane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne