Qarkorja, KMSH tenton “t’u mbyll gojën” imamëve: leje nga lart për t’u shprehur edhe në Facebook

Një qarkore e lëshuar së fundi nga KMSH në drejtim të Myftinive, u dikton drejtuesve përkatës që t’u vënë fre vartësve të tyre në pozita imamllarësh, në lidhje me komunikimin në publik.

Qarkorja e përbërë nga 7 pika dhe që ka në fund firmën e kreut të institucionit të vetëm e më të madh zyrtar që përfaqson bashkësinë e besimtarëve muslimanë, Skënder Bruçaj, tenton t’u vënë “kufirin te thana” të gjithë atyre klerikëve të cilët janë aktivë në media e rrjete sociale, por që sipas asaj çfarë përmban qarkorja, ata duhet të kalojnë më parë në filtrat e instancave më të larta prej të cilave janë në vartësi, atëherë ku u duhet të përcjellin mesazhe në publik.

 

Të gjitha përmblidhen tek pika 5 e qarkores, ku tek “zonat e ndaluara”  për t’u shprehur pa “leje përkatëse”, përfshihen dhe rrjete sociale. Kjo pikë pritet të sjellë pështjellim tek ata klerikë në pozita imamësh të cilët janë aktivë sidomos në facebook, duke përcjellë mesazhe sa fetare aq dhe sociale, ose të ndërthurura me njëra-tjetrën.

Por siç mund të vërehet dhe nga pikat e para të qarkores, theksi është vënë dhe tek qëndrimet politike. Dhe në fakt, vitet e fundit, me fuqizimin e votës muslimane në zgjedhje, drejtues të ndryshëm fetarë kanë dhënë orientime të caktuara për votën se për ç’sigël duhet hedhur, nisur nga parimi i të “keqes më të vogël”, por thirrjet nuk kanë qenë haptazi deri në implikime politike; ato janë lënë më së shumti të nënkuptuara.

Dhe qarkorja synon që dhe në këtë pikë, të vendosë kontroll mbi gojët që në gjykimin e KMSH-së lexuar mes rreshtash, mund ta kompromentojnë politikisht pozitën e saj institucionale. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne