Qendra e Afrinit nën kontroll të plotë nga forcat …

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria (TSK) e Lirë e Siriane (ULS) janë duke i vazhduar aktivitetet e sigurisë pas marrjes së kontrollit të plotë të qendrës së qytetit të Afrinit, raporton Anadolu Agency.

Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, luftëtarët e ULS-së rreth orës 5:00 sipas kohës lokale kanë tejkaluar linjat e frontit të cilat rrethonin qendrën e qytetit.

Rreth një orë më vonë, njësitet luftarake filluan të hyjnë nga lindja, perëndimi dhe veriu drejt qendrës së qytetit, ndërsa u detonuan disa mina të vendosura nga terroristët.

Forcat turke dhe ULS morën kontrollin e disa lagjeve dhe ndërtesën e doganave dhe atë të distribuimit të energjisë elektrike.

Ndërkaq, rreth orës 8:30 sipas kohës lokale, TSK dhe ULS siguruan kontrollin e plotë të qendrës së qytetit pa hasur në rezistencë, ndërsa më pas filluan aktivitetet e sigurisë.

Aktualisht, ekspertët e forcave turke dhe ULS-së janë duke i neutralizuar minat dhe mjetet shpërthyese artizanale.

Po ashtu, është duke u treguar kujdes maksimal në mënyrë që të mos dëmtohen civilët.

Gjithashtu edhe Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit.

“Qendra e qytetit të Afrinit është marrë nën kontroll nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane. Janë duke vijuar aktivitetet për kërkimin e minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale. Bekuar qofshin dëshmorët tanë”, ka njoftuar shtatmadhoria përmes rrjetit social Twitter.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne