Qendra Kulturore-Ekonomike e Azerbajxhanit promovon kulturën dhe nxit investimet në Mal të Zi

V. Katana : Z, Mirzazada, kur është themeluar qendra e kulturore – ekonomike e Azerbajxhanit në Podgoricë. Dhe cili është misioni i saj?

S. Mirzazada: Qendra kulturore–ekonomike e Azerbajxhanit është formuar para 7 viteve. Qëllimi ynë kryesorë është promovimi i kulturës së Azerbajxhanit në Mal të Zi e po ashtu edhe prezantimi i kulturës së Malit të Zi në Azerbajxhan. Qendra jonë është qendër kulturore por edhe ekonomike, kështu që ne veprojmë në të dyja fushat në mënyrë që t’u ndihmojmë investitorëve tanë për investime në Mal të Zi.

Projekti në Porto Novi, investimi më i madh që Azerbajxhani realizon jashtë vendit

V. Katana: Qendra juaj tregon se ekziston plani për forcimin dhe thellimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike midis dy vendeve. Si do ti vlerësoni ju këto marrëdhënie?

S. Mirzazada: Me Malin e Zi kemi marrëdhënie të shkëlqyera si në sferën politike ashtu edhe ekonomike e kulturore. Këtë gjë e dëshmon edhe investimi jonë në Porto Novi në Kumbor-Herceg Novi. Ky është investimi më i madh që bën Azerbajxhani jashtë vendit. Në Mal të Zi ekziston banka me kapitalin e Azerbajxhanit, por mendojmë se ka edhe shumë fusha të tjera për rritjen e bashkëpunimit dhe ne si qendër japim maksimumin tonë që këto marrëdhënie t’i thellojmë edhe më shumë.

V. Katana: Azerbajxhani është njëri ndër investitorët më të rëndësishëm në Mal të Zi. Cilat janë investimet që keni realizuar dhe cilat planifikoni t’i realizoni në të ardhmen?

S. Mirzazada: Përmenda investimet kryesore, siç është kompleksi i madh turistik në Kumbor në bregdetin e Malit të Zi, i cili për momentin cilësohet si investimi më i madh jo vetëm në Mali të Zi por edhe mbarë rajonin. Atje jemi duke përcjellë punimet dhe ç’do gjë po shkon sipas planeve. Presim që ky investim të përfundoj në dy vitet e ardhshme. Ky investim nuk është i rëndësishëm vetëm për turizmin e Malit të Zi, por edhe për shtetin tonë sepse shërben si shembull i investimeve të Azerbajxhanit. Jemi shumë të interesuar që ky projekt të përfundoi sa më parë. Kemi investitorë të interesuar edhe në bujqësi, energjetikë të cilët besoj se në një të ardhme të shpejtë do ti realizojmë.

Bashkëpunim i ndërsjellë institucional për avancimin e marrëdhënieve midis Malit të Zi dhe Azerbajxhanit

V. Katana: Sa jeni të kënaqur me bashkëpunimin me institucionet kulturore dhe ekonomike të Malit të Zi?

S. Mirzazada: Për 4 vite unë kam qenë shef i misionit diplomatik dhe  ushtrues i detyrës i Azerbajxhanit në Mal të Zi. Misionin diplomatik e kemi hapur para 6 viteve,  ndërkaq për momentin unë jam drejtor i Qendrës kulturore–ekonomike. Mund të them  që gjatë kësaj periudhe raportet tona kanë avancuar dukshëm. Fillimisht kur unë kam ardhur këtu si diplomat shumë pak njerëz kanë ditur për Azerbajxhanin, por për një periudhë të shkurtër për 5-6 vite kemi rezultate të dukshme dhe ky nuk është vetëm rezultat i qendrës tonë kulturore por ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira midis dy vendeve ,institucioneve kompetente, ministrive, udhëheqësve të dyja vendeve e gjithashtu dhe në po bëjmë çfarë është e mundur për thellimin e këtij j bashkëpunimit.

Së shpejti vizita të niveleve të larta shtetërore

V. Katana:Përmendët bashkëpunimin. Azerbajxhanin e kanë vizituar zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, a mund të pritet ndonjë vizitë kthyese e zyrtarëve të vendit tuaj në Mal të Zi?

S. Mirzazada: Kemi pasur vizita nga presidenti , kryeministri, kryetari i parlamentit, ministri i jashtëm etj. Presidenti jonë ka vizituar Malin e Zi në vitin 2013, pastaj kryetari i parlamentit ministra etj. Para 4 vitesh në Podgoricë ne kemi organizuar mbledhjen e parë të komisioneve mikse e mbledhjen e radhës presim ta organizojmë deri në fund të këtij viti. Vizitat e nivelit të lartë janë intensive kështu që ç’do vit kemi vizita të ndërsjella. Në agjendë kemi planifikuar vizita por siç e dini tek ne sapo kanë përfunduar zgjedhjet presidenciale ashtu siç edhe tek ju, andaj nuk kemi informacione konkrete por mendoj se në muajt e ardhshëm do të kemi një informacion më të detajuar rreth vizitave.

V. Katana:Na thoni diçka për aktivitetet kulturore që keni organizuar gjatë muajve të kaluar dhe planet për muaj e ardhshëm?

S. Mirzazada: Këtë vit dhe vitin e kaluar kemi organizuar festën e Nevruzit e cila paralajmëron fillimin e pranverës. Kjo është festë e madhe në Azerbajxhan. Viteve të fundit këtë festë e organizojmë me miqtë tanë në Mal të Zi. Kemi shfaqur dy filma. Njëri i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së Azerbajxhanit e filmi dokumentarë ka në qendre të vëmendjes harmoninë ndër nacionale dhe ndër konfesionale tek ne. Po ashtu kemi organizuar turne në futboll dhe volejboll. Sot prezantojmë edhe një tjetër film. Në maj kemi turneun në Shah Kupa “Hajdar Alijev” i cili ka qenë lideri jonë kombëtarë, ndërkaq në fund të majit do të organizojmë një konferencë të madhe “Azerbajxhani dhe Mali i Zi pas Luftës së Parë Botërore”. Këtë vit ne kremtojmë 100-vjetorin e pavarësisë, andaj për këtë arsye do të kemi dhe aktivitete të shumta në agjendën tonë. Në vitin 1918 Azerbajxhani dhe Mali i Zi kanë kaluar histori të njëjta, andaj historianët tanë është mirë që të flasin për atë periudhë.

Aktivitetet kulturore do të shtrihen edhe në qytetet e tjera të Malit të Zi

V. Katana:Vërejmë që aktivitetet tuaja kryesore kulturore janë të fokusuara në Podgoricë. A planifikoni të njëjtat t’i organizoni edhe në qytetet e tjera të Malit të Zi?

S. Mirzazada: Natyrisht ne synojmë që të zgjerojmë  veprimtarinë tonë. Qendra jonë në mënyrë aktive ka filluar të punoj vitin e kaluar. Podgorica është kryeqytet dhe është vendi ku organizohen aktivitetet kryesore, por shumë shpejtë do të nisim me aktivitete edhe në qytetet e tjera të Mali të Zi. Disa herë kam vizituar Ulqinin. Vikendeve me familjen më pëlqen të shëtis në Ulqin andaj me kënaqësi do të kisha dëshirë të organizojmë diçka të bukur edhe në këtë qytet.

V. Katana: Ju flisni shumë bukur gjuhën malazeze. A është ky rezultat i qëndrimit tuaj të gjatë këtu?

S. Mirzazada:  Gjuhën nuk e kam mësuar me mësues ose me libra por vetëm në praktikë. Më duket se ndonjë herë bëj gabime gramatikore por këtu njerëzve u pëlqen kur një i huaj përpiqet të flasë gjuhën e tyre. Malin e Zi unë e përjetoj si shtëpinë time dhe lexoj shumë për historinë e rajonit dhe Malit të Zi. Unë i respektoj vlerat e këtij vendi dhe them se kemi shumë ngjashmëri në histori dhe kulturë.

Një komb, dy shtete, marrëdhënie te shkëlqyera midis Turqisë dhe Azerbajxhanit.

V. Katana: Pasi kjo intervistë do të transmetohet ekskluzivisht për dëgjuesit e Radio “Zëri i Turqisë” në gjuhën shqipe. Si do t’i vlerësonit ju marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Turqisë?

S. Mirzazada: Ne jemi popull vëllazërorë. Mustafa Kemal Ataturk para 100 viteve ka thënë se “pikëllimi i Azerbajxhanit është pikëllimi ynë, gëzimi i tyre është gëzimi ynë”. Lideri jonë nacional Hajdar Alijev gjatë mandatit të tij në vitin 1933 ka thënë se ne jemi “një komb në dy shtete”. Këto pohime të liderëve tanë dëshmojnë miqësinë tonë. Në kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë. Dëshmi për këtë janë edhe vizitat e para të presidentit të Azerbajxhanit në Turqi. Tashmë prej vitesh kjo është një praktikë e jona ku vizitat e para presidenciale realizohen ndemjet dy vendeve. Ky fakt dëshmon qartë raportet tona me Turqinë tha për “Zërin e Turqisë” Seyran Mirzazada, drejtori i Qendrës kulturore të Azerbajxhanit në mal të Zi.

Për Zërin e Turqisë nga Podgorica intervistoi, Vera Alibegu Katana

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne