Qeveria e Maqedonisë: Nuk e heqim përmendoren e “Aleksandërit të Madh” nga sheshi i Shkupit

Pas lajmeve të djeshme nëpër disa media se mund të hiqej përmendorja e Aleksandrit të Madh nga sheshi Maqedonia, flet ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski. Ai këto informata i cilëson si spekulime, duke theksuar se nuk ka ndonjë procedurë për heqje të ndonjë përmendoreje tjetër pas atij të Andon Janev- Qoseto.

 

“Nuk kemi procedurë për heqje të ndonjë përmendore tjetër përveç atij për të cilin u veprua (Andon Janev- Qoseto). Kështu që pretendimet në opinion se do ta heqim ndonjë përmendore tjetër janë spekulime”, thotë Robert Allagjozovski, ministër i Kulturës.

 

Allagjozovski theksoi se këto vendime merren me seriozitet dhe pas një analize të gjatë. Ai nënvizoi se grupet e punës për projektin Shkupi 2014 deri tani kanë bërë disa elaborate.

 

“Në momentin kur ata do të dorëzojnë elaboratet e tyre tek Ministria, ne më tej jemi në koordinim me institucionet tjera kompetente që dalin me propozim vendimet ose ajo që është shkruar në elabotatet dhe do të veprojmë më tej. Në këtë kuptim, ndonjëherë i kontaktojmë Prokurorinë Publike, Policinë Financiare ose Qytetin e Shkupit, nëse edhe ata në ndonjë mënyrë kanë kompetencë në raport me elaboratet dhe korrdinohemi, shqyrtojmë nëse janë shkelur ligjet dhe aka shkelje të tjera të ligjeve. E gjithë kjo kërkon kohë, ndonjëherë duhet të bëhen elaborate shtesë në raport me ndonjë zonë të caktuar”, thotë Robert Allagjozovski, ministër i Kulturës.

 

Elaborati për përmendoren “Luftëtari në kalë”, sipas Allagjozovskit ka arritur prej më shumë se dy muajve dhe është dërguar tek të gjitha institucionet kompetente dhe lidhur me të do të veprojnë inspektorët e atyre organeve.

 

Përndryshe, me publikimin e lajmeve për gjoja heqjen e përmendores së Aleksandrit, dhjetëra qytetarë u mblodhën në Sheshin “Maqedonia”, në qendër të Shkupit, që ta mbrojnë përmendorën e Aleksandrit të Madh. Pas përgënjeshtrimit të lajmit, qytetarët u shpërndanë dhe gjithçka përfundoi qetë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne