Qeveria palestineze lavdëron mbështetjen e Erdoganit

Në komunikatën e shkruar, bërë pas mbledhjes javore të qeverisë në Ramallah, flitet me lëvdata për fjalimin e Presidentit Erdoan drejtuar Sesionit të 34-t të Mbledhjes së Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit të Vendeve Islame (OIC), mbajtur javën e kaluar në Stamboll.

“Vlerësojmë me konsideratë të lartë fjalimin e Erdoanit në mbledhje, mbështetjen politike dhe ekonomike që i jep ai kauzës palestineze, nxitjen e vendeve të tjera për të penguar përpjekjet që bëhen për likuidimin e kauzës palestineze dhe për të mbështetur Palestinën”, thuhet në komunikatën me shkrim të Qeverisë së Palestinës.

Presidenti Erdoan në fjalën që kishte mbajtur në hapje të mbledhjes së fjalë realizuar më 28 nëntor në Stamboll kishte thënë:

“I përshëndes që nga këtu bijtë e bijat, gratë palestineze që nuk kursejnë as gjakun e tyre për mbrojtjen dhe ruajtjen e Jerusalemit; refugjatët palestinezë që kanë 70 vite që derdhin lot nga malli për atdheun”.

“Duke i nxitur qytetarët tanë që të vizitojë Jerusalemin, ne do të jemi të parët që do të pengojmë pushtuesit që të fikin kandilat e Jerusalemit”, kishte shtuar Erdoan./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne