Eshtë hera e parë që një klerik bëhet pjesë e qeverisë në këto 27 vjet tranzicion. Toni Gogu, pastori protestant që martoi Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën i është bashkuar Rilindjes dhe është katapultuar në qeveri si zv.ministër i Drejtësisë. Ndërkohë që specialiste të ndryshme vetëm pse mbajnë shami dhe aspak nuk janëklerike, nuk punësohen në struktura të ndryshme administrative shtetërore.
Toni Gogu është një pastor i njohur në Tiranë mes besimtarëve protestantë. Dihet që Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë pjesë e komuniteti të vogël, por në rritje të besimtarëve protestantë në Tiranë.

Më herët, Toni Gogu ka punuar si drejtor në Bankën e Shqipërisë, në sektorin e depozitave. Pastori nuk i ka rezistuar më tundimit për t’u bërë pjesë e Rilindjes dhe ndoshta pa e kuptuar as vetë, është bërë nismëtar i një praktike të re. Pas emërimit të tij, nuk do jetë më çudi që të shohim priftërinj dhe hoxhallarë, si pjesë të kabineteve qeveritare./Lapsi.al

108