Qeveria Rama i jep vjehrrit të Bashës një dëmshpërblim të majmë, 11.6 milion euro për pallatin e prishur në Lungomare

Pronarët e pallatit të ndërtuar prej vjehrrit të kreut të PD Lulzim Basha dhe të prishur prej qeverisë në Lungomaren e Vlorës nuk janë të kënaqur me dëmshpërblimin prej 11.6 milionë euro që qeveria i akordoi por i drejtohen Strasburgut për të kërkuar miliona të tjera për pallatin e prishur në vitin 2013.

Report Tv raporton se përfaqësia e pronarëve kundërshton dëmshpërblimin me 11.6 milion euro. Sipas padisë pretendimi i tyre është se dëmshpërblimi me vlerën e vendosur nga qeveria është i padrejtë dhe jo real.

Po ashtu në padinë e tyre pronarët e kompensuar kundërshtojnë veprimet e Inspektoriatit Kombëtar të ndërtimit që mes datave 4 dhe 8 dhjetor kryen shembjen e kompleksit me anë të shpërthimit të kontrolluar.

Gjykata e Strasburgut ende nuk ka dalë me një vendim ndërsa e njëjta çështje është ende në pritje të rekursit dhe në gjykatat shqiptare përkatësisht pranë kolegjit administrativ në Gjykatën e Lartë. Ky kompleks u ndërtua me një leje të dhënë nga pushteti lokal në vitin 2010 në qytetin e Vlorës ndërsa në vitin 2013 për interes të zgjerimit të rrugës dhe projektit Lungomare u shemb dhe investitorët e banorët që kishin blerë prona u dëmshpërblyen./ reporttv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne