Qeveria Rama u konfiskon parate shqiptareve

Policia e Shtetit vijon aksionin për bllokimin e pasurive të qytetareve shqiptar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,ka sekuestruar pasuri të paluajteshme dhe llogari bankare të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal. Pra mjafton vetem dyshimi dhe qytetaret po humbasin pasurite e tyre.
Keshtu jane sekuestruar apartamente, dyqane dhe dy llogari bankare me vlerë totale 660 mijë dollarë.
Në kuadër të Planit të Masave “VJESHTË 2017” ” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale”, nga ana e Specialistëve të Hetimit të Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të tre proçedimeve penale të vitit 2017, janë sekuestruar :
– apartament 100 m2 dhe dyqan 80 m2 në ngarkim të shtetasit A.C.
– llogari bankare me vlerë 460 mijë dollarë në ngarkim të shtetasit Y.D.
–  llogari me vlerë 200 mijë dollarë në ngarkim të shtetasit D.Sh.
Procedime këto të filluara në bazë të materialeve të referuara në Prokurori  nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne