Qeveria shkarkon nga detyra babain e Erisa Xhixhos të LSI: I paaftë fizikisht e mendërisht

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin e Piro Xhixhos si anëtar, i caktuar kryetar, i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Ne vendimin qe mban firmën e kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, thuhet se ky projektvendim bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që parashikon se lirimi nga detyra i anëtarit të AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, e ka mbushur moshën për të dalë në pension, por ligji për komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar në mënyrë eksplicite që një nga rastet e lirimit/shkarkimit të anëtarëve te AKEP-it ështe edhe mbushja e moshës se daljes në pension.

Ndaj, në vendim keshilli i ministrave thotë: vlerësojmë se arritja e moshës se pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se çon në pamundësinë fizike e mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne