Qeveria shqiptare i harron, Katari i ndihmon: Mbi 300 fëmijë jetimë dhe prindër invalidë përfitojnë elektro shtëpiake falas nga arabët

Mbi 300 fëmijë jetimë apo me prindër invalidë kanë përfituar pajisje elektroshtëpiake nga projekti i Shoqatës “Qatar Charity” me qendër në Tiranë. Projekti, i mbështetur nga donatorë prej Katarit, ka synuas asistencën ndaj familjeve të varfra, kryesisht me jetimë dhe invalidë, duke u siguruar atyre disa nga pajisjet e rëndësishme elektroshtëpiake që do t’u lehtësojnë përditshmërinë.

Drejtuesit e shoqatës, që i shprëndanë ndihmat në prani të të ngarkuarit me punë të Ambasades se shtetit të Katarit në Tiranë, Hashim Ibrahim Al-Sada, dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, thanë dje se ky është një projekt që ka synuar një kombinim mes arsimimit dhe asistencës sociale të familjeve në nevojë.

345 fëmijët përfitues ishin nga disa qytete shqiptare, ndërkohë që shoqata ka theksuar se, ky lehtësim i jetës ekonomike është vetëm një nga fushat e asistencës që vijon prej disa vitesh. Projekti u ka siguruar jetimëve dhe invalidëve 160 lavatriçe të reja 7 kilogrameshe, 130 frigorifere si dhe 55 soba statike, furra dhe pianura.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne