Qielli i Sirisë, fronti i ri i tensioneve mes Amerikës dhe Rusisë

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar për përleshje të mundshme mes avionëve luftarakë rusë dhe amerikanë në qiellin e Sirisë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se rreziku i përballjes së avionëve luftarakë rusë dhe avionëve luftarakë amerikan në qiellin e Sirisë është i mundshëm dhe kjo mund të shndërrohet në një tension diplomatik serioz mes të dy vendeve. Damien Pickart, zëdhënësi i forcave ajrore të Amerikës në rajon pretendoi se disa avionë rusë së fundi kanë fluturuar në brigjet lindore të lumit Eufrat, duke mos informuar më parë koalicionin amerikan për këtë çështje. Dy avionë luftarakë F-22 amerikanë të mërkurën e kaluara kanë vëzhguar një avionë Sukhoi-25 të Rusisë në qiellin e Sirisë. Në këtë vëzhgim avionët amerikanë kanë hedhur raketa paralajmëruese dhe ndriçuese në drejtim të avionit luftarak të Rusisë. Kjo është në kohën kur Moska dhe Uashingtoni në mënyrë ju zyrtare kanë rënë dakord që avionët luftarakë të Rusisë të mbesin në brigjet perëndimore të lumit Eufrat në mbështetje të forcave të qeverisë së Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne