Qilimat autentikë turq, më të kërkuarit në tregjet perëndimore

Thurja e qilimave është një artizanat tradicional turk që ka vazhduar për shekuj në Anadoll. Qilimat e Anadollit emrin e marrin nga fshati, qyteti ku janë punuar ose nga motivet që dominojnë mbi të. Qilimat e punuar në qytezën Eshme (Eşme) të Ushakut (Uşak) janë të njohur edhe si qilimat Esme. Këta dallohen nga qilimat e tjerë të Anadollit për nga ngjyrat dhe motivet që përdoren në thurje. Ngjyrat e qilimave të Eshmes përfitohen nga bojëra organike, kurse mbetjet dhe majat (fija e bazës, ‘tymi’, indi) janë prej leshi dhe ngjyrosen me ngjyra të zbehta pasteli. Në qilimat që thurren në Eshme dhe fshatrat përreth përdoren fije të përfituara nga lesh i ndryshëm (dele, dhie), pambuk. Ngjyrat që dominojnë më shumë tek këta qilima janë e kuqja, jeshilja, e kaltra, e zeza, e bardha dhe kafeja e manushaqja. Kuptimet e ngjyrave janë këto: jeshile=dëshirë, bojë qielli=shpresë, e kuqe=pasion, dashuri, manushaqe=trishtim. Çdo qilim rrëfen një histori të ndryshme. Fijet bazë të qilimave të Eshmes janë në trashësi mesatare dhe nga material leshi ose pambuku. Pjesët anëtare janë të zbukuruara me motive të vogla të mbushura përbrenda. Qilimat e Eshmes janë ndër më të preferuarit në tregjet perëndimore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne