Qindra-mijëra myslimanë nga e mbarë bota falin namazin e sabahut në Mesxhidul-Haram

Myslimanët nga e mbarë bota po mbërrijnë në Mekë, ku në ditët e ardhshme do të kryejnë Haxhin, njërin nga pesë kushtet e islamit. Haxhilerët e ardhshëm, të cilët kanë ardhur në vendet e shenjta, kohën e kalojnë në adhurim, më saktësisht në faljen e namazit, leximin e Kur’anit dhe lutje.

Nga këtu, besimtarët në një numër të madh, mëngjesin e sotëm falën namazin e sabahut në Mesxhidul-Haram, i njohur si Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe, e cila rrethon vendin më të shenjtë për myslimanët, Qaben.

Mbi dy milionë besimtarë, në ditët në vijim do të kryejnë ritualet e Haxhit, përfshirë veshjen e ihramit, qëndrimin në Arafat si dhe tavafin (rrotullimi rreth Qabes). Haxhilerët do të qëndrojë edhe në Mina dhe Muzdelife, ku do të bëjnë gurëzimin simbolik të djallit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit, të cilën duhet kryer një herë në jetë nga burrat dhe gratë që kanë mundësi financiare.

Dita e Arafatit është të hënën më 20 gusht.

Dita e nëntë e muajit të fundit të kalendarit hixhri, është e njohur si Jevmu’l-arefe (Dita e Arafatit). Arafat është një kodër pesëmbëdhjetë kilometra larg nga Meka, ndërsa qëndrimi në kodrën në fjalë është obligim i çdo haxhiu pasi është pjesë përbërëse e tërë ritualit të Haxhit, për çka të gjithë haxhilerët në ditën e 9-të të muajit Dhull-Hixhe, një ditë para Kurban Bajramit, mblidhen në këtë vend.

Kurbani Bajrami, gjatë të cilit duhet therë kurbanet dhe mishi i të cilëve duhet ndarë me të varfrit, miqtë dhe fqinjët, zgjat katër ditë, ndërsa këtë vit fillon më 21 gusht. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne