Qytetarët aktivistë: Parlamenti shqiptar po përpiqet të amnistojë politikanët e korruptuar

Aktivistja Alida Karakushi ka botuar sot në median Globalvoices.org një analizë se si Kuvendi nën justifikimin e reformës në drejtësi po aministon politikanët e korruptuar.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Pas dy protestave në kryeqytetin e vendit, kundërshtarët e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë duket se kanë fituar thellë këtë javë, pasi Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se nuk do ti dekretojë këto ndryshime.

Parlamentarët që mbështesin këtë ligj thonë se ai është një parakusht që Shqipëria të bashkohet me Bashkimin Europian, por aktivistët dhe shumë juristë pohojnë se ndryshimet e propozuara të Nenit 499 të kodit të procedurës penale do të dobësojnë më shumë sistemin gjyqësor të vendit. Kritikët thonë se ndryshimet do të ndalonin rishqyrtimin e vendimeve të gjykatave, “nëse qëllimi [i rishikimit] është rëndimi i pozitës së palës mbrojtëse.”

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai do t’u japë “imunitet” dhe pandëshkueshmëri politikanëve, të shfajësuar nga gjykatësit dhe hetuesit e korruptuar. Fushata kundër reformës filloi më një peticion online dhe pastaj me organizimin më 8 prill të një proteste përpara zyrës së Presidentit, duke i kërkuar atij të mos dekretojë ndryshimet.

Më 11 prill, rreth 100 persona mbajtën protestën e dytë përballë godinës së Kuvendit. Ligjbërësit rëshkitën nga dera e pasme e godinës, në vend që të ballafaqoheshin me protestuesit.

Me refuzimin e Presidentit për të dekretuar nenin, ligji do të kthehet në parlament për diskutime të mëtejshme, por me shumë gjasa do të sigurojë votat e nevojshme që bëjnë të pavlefshëm refuzimin e Presidenit.

Të etur për të shmangur çdo votë kundra qëndrimit të Presidentit, aktivistët janë angazhuar në Facebook me shpresën për të diskretituar reformat. Parrullat kryesore e disa grupeve janë “ E ashtu quajtura Reformë në Drejtësi”, “ Jo amnisti për politikanët e korruptuar” dhe “Jo nenit 449”.

Heshtja e institucioneve ndërkombëtare që ishin flamurtarët e reformës në drejtësi në Shqipëri

Hulumtimet e organizatave kundër korrupsionit si Freedon House dhe Transparency International kanë zbulaur lidhje e ngushta të dyshimta ndërmjet gjyqtarëve dhe politikanëve në Shqipëri. Vitin e shkuar, Deparatmenti amerikan i Shtetit pohoi se një sërë problemesh—trysnia politike, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e pakta—që pengojnë të sistemin gjyqësor shqiptar.

Nën trysninë e BE-së, e cila i ka kthyer ndryshimet në sistemin e drejtësisë një parakusht për hapjen e negociatave, paralamenti shqiptar miratoi unanimisht korrikun e shkuar një sërë ndryshimesh kushtetuese, duke ngjallur talljen e kritikëve që “parlamenti më i korruptuar në historinë e vendit” papritur iu përkushtua reformës kriminale.

Dyshimet e kritikëve të reformës u shtuan nga mënyra e bisedimeve për arritjen e reformës: përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-ve zhvilluan takime me dyer të mbyllura, jashtë syrit të publikut. Edhe Presidenti Nishani kundështoi mungesën e transparencës, duke shkruajtur një letër publike në të cilën u ankua se se zyra e tij u përjashtua nga bisedimet.

Pasi paralamenti miratoi reformën, uebi informativ EUROACTIV zbuloi se ligjbërësit shqiptarë kishin kërkuar siguri nga BE dhe SHBA-të se ata do të kishin imunitet për të mbrojtur “jetën, familjet dhe pushtetin e tyre”, sido që të ishte përmbajtja përfundimtare e ligjit.

Që verën e shkuar, zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë refuzuar të komentojnë raportimet e medias se reforma gjyqësore në Shqipëri është bërë në kundërshtim me sugjerimet e Euralius-it, një projekt i financuar nga BE për të ndihmuar Shqipërinë për të ristrukturuar gjyqësorit e saj.

Një përgjigje ligjbërësish

Media shqiptare i shpërfilli protestat, por deputetja socialiste Vasilika Hysi ju përgjigj kritikëve në Facebook, duke argumentuar se ndryshimet nuk i dobësojnë gjykatat.

Zonja Hysi tha gjithashtu se nuk do të ofrohet amnisti në rastet kriminale si tragjedia e Gërdecit, e vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona si pasojë e shpërthimit të një depoje me armë (municione), apo në raste si vrasja e katër protestuesve përpara Kryeministrisë në vitin 2011.

Disa avokatë e studiues të ligjit e kanë kundërshtuar interpretimin e legjislacionit të bërë nga Zonja Hysi, duke thënë se ndryshimi i votuar do të ofrojë amnisti përderisa trajton vendimet e kaluara si një produkt i vlefshëm i një sistemi funksional gjyqësor.

Kriza politike lë në hije protestën

Shqipëria është aktualisht në mes të një krize politike për shkak të konfliktit midis shumicës qeverisëse dhe Partisë Demokratike të opozitës, e cila ka bojkotuar parlamentin dhe kohët e fundit ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, përveçse në rastin e emërimit të një “qeveri teknike” për të të administruar vendin.

Shumica qeverisëse e Shqipërisë, nga ana tjetër, akuzon opozitën për lojëra të rreme, duke thënë se po përpiqet të fitojë pikë politike për zgjedhjet që tashmë i kanë të humbura. Partia në pushtet madje kërcënoi të votojë për ndryshime ligjore dhe në mungesë të opozitës.

Protestuesit, 100 ose më shumë, që dolën për të kundërshtuar reformat thanë se nuk presin të fitojnë shikueshmëri apo vëmendje të madhe. Ata u shprehën se protestojnë sepse kanë frikë se këto ndryshime mund të kenë një ndikim edhe më të madh mbi Shqipërinë se sa ligji i ngajshëm në Rumani, ku gjithashtu ka patur protesta kohët e fundit.

Demonstruesit kanë argumentuar në mediat sociale se, në marrëdhëniet me Shqipërinë, BE duhet të kishte shmangur mbështetjen kaq të madhe tek politikanët shqiptarë.

Pasi Presidenti Nishani refuzoi ndryshimin e nenit, aktivistja Brizida Gjikondi përgëzoi miqtë e saj për suksesin e arritur duke shkruar në Facebook: “Falënderoj të gjithë shqiptarët që e kuptuan rëndësinë e kësaj kauze dhe u bashkuan me ne”.

Megjithëse interesi publik për ndryshimet ligjore në Shqipëri është i ulët dhe se parlamenti mund të përpiqet sërish të rrëzojë vendimin e Presidentit, kundërshtarët e reformës shprehen se ata do ta vazhdojnë qëndresën e tyre.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne