Qytetarët amerikanë në New York protestojnë në mbështetje të palestinezes Tamimi

Në New York u mbajt një protestë kundër mbajtjes në arrest të 16-vjeçares Ahed Tamimi, e cila për guximin dhe rezistencën e treguar ishte shpërblyer me “Çmimin e Guximit Handhala”.

Protestuesit e përbërë nga myslimanë amerikanë dhe qytetarë të tjerë mbështetës të Palestinës, shprehën mbështetje për Tamimin, e cila u bë simbol i Palestinës. Ata u mblodhën në njërin prej rajoneve më të rëndësishme të qytetit në terminalin Grand Central.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Të lirohet Ahed Tamimi”, “Të ndërpriten ndihmat e SHBA-ve për Izraelin”, “Të lirohen të gjithë të dënuarit politik” dhe “Jerusalemi është kryeqytet i Palestinës”. Ata po ashtu brohoritën slogane kundër qeverisë së SHBA-ve dhe Izraelit, duke brohoritur “Liri për Tamimi-n”, “Liri për Palestinën”.

Protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë ndërsa protesta përfundoi pa incidente.

Në një deklaratë për media nga organizatorët e protestës thuhet se Tamimi po mbahet nën arrest në mënyrë të paligjshme nga Izraeli.

Në deklaratë përfshihen edhe informacionet e anëtarëve të familjes së vajzës së guximshme, të cilët më parë janë vrarë nga ushtria izraelite.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne