Qytetarët e Amerikës Latine protestojnë kundër ndërhyrjeve të SHBA në Siri

Me mijëra qytetarë të Argjentinës, Kilit dhe Bolivisë të mërkurën kanë organizuar protesta në vendet e tyre dhe kanë protestuar kundër ndërhyrjeve të Amerikës në Siri dhe në Venezuelë.

Agjencia e lajmeve IRIB njofton se qytetarët e Argjentinës janë mbledhur përpara ambasadës së Amerikës në Boenes Aires, kryeqytetin e Argjentinës dhe kanë dënuar politikën ndërhyrëse të Amerikës në Siri dhe Venezuelë. Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në Kili ku protestuesit të mbledhur përpara ambasadës së Amerikës në Santiago, kryeqytetin e Kilit, kanë dënuar sulmin raketor të Amerikës në bazën ajrore Al-Shayrat të Sirisë. Qytetarët kilianë gjatë kësaj protesta kanë deklaruar mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin dhe qeverinë e Sirisë. Në Bolivi, gjithashtu, qytetarët e këtij vendi kanë protestuar kundër politikave armiqësore të Amerikës ndaj Sirisë dhe Venezuelës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne