Qytetarët e Belgjikës mbështesin të burgosurit palestinezë

Qytetarët e Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës kanë deklaruar solidaritetin e tyre me të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist të cilët kanë hyrë në grevë urie.

Agjencia e lajmeve të Palestinës (VEFA) njoftoi se qindra qytetarë të Brukselit të mërkurën pasdite janë mbledhur në sheshin kryesor të këtij qyteti dhe kanë kërkuar lirimin e të burgosurve palestinez. Sipas asaj që deklaruar pjesëmarrësit në këtë tubim protestues, me këtë rast është kërkuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropianë që të ushtrojnë presion mbi regjimin sionist dhe të kërkojnë nga Izraeli që të respektojë konventën ndërkombëtare të Gjenevës për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve dhe personave të zënë rob. Protestuesit në këtë protestë gjithashtu kanë kërkuar t’i jepet fund pushtimit të Palestinës dhe formimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Bejtul-Mokades (Jeruzalemin). Vlen të theksohet se të burgosurit palestinezë njëkohësisht me 17 prillin, Ditën e të Burgosurve, që nga dita e hënë me pjesëmarrjen e rreth 1500 të burgosur, kanë filluar grevën e urisë në burgjet e regjimit sionist dhe kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të burgjeve. Sipas statistikave të publikuara nga organizatat palestineze, rreth 6500 palestinezë ndodhen në burgjet e regjimit sionist ku 57 prej tyre janë gra dhe 300 prej tyre fëmijë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne