Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Reklamon llaç e beton dhe vret njerëzit

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një video nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga puna që vijon në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës, në segmentin nga Farka drej Shkozës, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por, pas këtij postimi të kryeministrit qytetarët kanë shpërthyer në komente.

Një qytetar hedh akuza të forta ndaj Ramës në lidhje me shembjen e banesave, për ndërtimin e këtij projekti.

“Po ca kantjeri thua i nxorre njerzit jashte i prishe shtepite qe kane 1 jete qe punojne po i vret !!!!”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Dite te mbare dhe juve zoti kryeminister. Ishalla te pergjigjen me kaq dashamiresi edhe ata banoret e Shkozes qe i le ne mes te rruges tani ne prag festash. Minimumi ti lije te hanin dhe vitin e ri ne shpi. Po nejse se festohet edhe ne rruge nata e vitit te ri. Rendsi ka zhvillimi i Tirones tende”.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “A ka mbetur ndopak burreri shqipetari tek ju pushtetaret? Si ka mundesi asnje reagim nga ju per vrasjet qe greku po na ben? U ngriten deputetet tane grekofil per grekun “hero” qe u vra konform ligjeve tona edhe u be nami zi. Pse nuk reagon shteti yne per popullin e tij qe trajtohet si qen ne greqi. Leri more rruget se i ben tjeter kush ato, nuk po del ti me lopat , por kujdesu per njerzit e tu se prandaj je ne ate pozicion pune , jo per te na reklamuar ketu llaç e beton o qafira.”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Mua me vjen keq per banoret qe ja rrenove shtepiat nuk duhet ti nxirrje me forc kishte menyra tjera para se te fillonin punimet tu siguroje shtepia te reja plus tu kompenzoje ne te holla pronat pasaj te fillonin punimet. Le te behet cka esht e mir per te gjith po pa lenduar askend “.

Po ashtu një tjetër shkruan “Zoti kryeminister! Shqiperia nuk eshte vetem Tirana.Nqs une do te doja te takoja deputetin e Ps per qarkun Diber si mund te veproj?! Ka shume kohe qe kerkoj ta takoj dhe nuk e di akoma kush eshte dhe si te kontaktoj me te.Nje verejtje kam per ju : populli i ben pyetjet ashtu si i ndien e jo si do te donit ju t’ju pyesnin.Kaq kisha kalofsh dhe ti nje dite te bukur siç po e kalojme dhe ne.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne